Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në emër të sigurisë globale
English

Në emër të sigurisë globale

Dështimi për ta ratifikuar dhe ecur përpara me START-in e Ri do të rrezikojë përparimin thelbësor që është arritur në çuarjen përpara të sigurisë sonë bërthamore dhe partneritetit tonë me Rusinë në emër të sigurisë globale

Nga Barack Obama

Jemi në një aleancë që është plotësisht e bashkuar në vizionin dhe përqasjen e saj ndaj sigurisë kolektive për shekullin e 21-të. Pas një viti diskutimesh – hera-herës debatesh – Koncepti Strategjik i ri që po përqafojmë tregon se NATO-ja është plotësisht e bashkuar lidhur me rrugën përpara dhe e përkushtuar për t’u marrë me të tërë gamën e sfidave të sigurisë të këtij shekulli.

Përkushtimi ynë sipas Nenit 5 mbetet në qendër të përqasjes sonë, sigurisht – sulmi ndaj një anëtari të NATO-s është sulm mbi të gjithë anëtarët. Dhe ashtu si do t’i qëndrojmë gjithmonë këtij angazhimi me forcën konvencionale dhe bërthamore që është e nevojshme për të mbrojtur aleatët tanë, tani po i qëndrojmë këtij angazhimi edhe me aftësi të reja.

Prandaj kam kënaqësinë të shpall që – për herë të parë – kemi rënë në një mendje të zhvillojmë aftësinë për mbrojtjen raketore që është mjaftueshëm e fortë për të mbuluar të gjithë territorin dhe popullsitë europiane të NATO-s, si edhe Shtetet e Bashkuara. Ky hap i rëndësishëm përpara bazohet mbi përqasjen e re përshtatëse me faza ndaj mbrojtjes raketore që unë shpalla për Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar. Ajo ofron një rol për të gjithë aleatët tanë. I përgjigjet kërcënimeve të kohës sonë. Tregon vendosmërinë tonë për të mbrojtur qytetarët tanë nga kërcënimi i raketave balistike. Nesër, presim me kënaqësi të punojmë me Rusinë për të ndërtuar bashkëpunimin tonë me ta edhe në këtë fushë, duke pranuar që bashkëndajmë shumë prej të njëjtave kërcënime.

Nën udhëheqjen e Sekretarit të Përgjithshëm Razmusen, është gjithashtu një kënaqësi që po shohim të gjithë gamën e aftësive për të cilat kemi nevojë për të siguruar njerëzit tanë – nga aftësitë më shumë të dislokueshme, tek masat e reja për t’u marrë me kërcënime të reja si eksplozivët e improvizuar, tek mbrojtjet nga kërcënimet në internet, të cilat do të kenë aq shumë rëndësi në vitet që vijnë.

Dhe, ashtu si kemi dakordësi të plotë mbi Konceptin tonë të ri Strategjik, nesër aleatët tanë të NATO-s, partnerët në ISAF dhe qeveria afgane do të punojmë për të përcaktuar përqasjen tonë mbi Afganistanin, sidomos në dy fusha: kalimin e frenave plotësisht në duart afgane midis viteve 2011 dhe 2014 dhe partneritetin afatgjatë që po ndërtojmë me Afganistanin.

Së fundi, më lejoni të them pak fjalë mbi nevojën për të ratifikuar traktatin e Ri START. Siç e kam thënë, kjo është një domosdoshmëri e sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara. Kemi nevojë ta ratifikojmë START-in e Ri për të ngritur inspektime në terren të arsenaleve bërthamore ruse, për të pakësuar armët dhe hedhësit tanë të dislokuar, si dhe për t’u mbështetur tek bashkëpunimi ynë me Rusinë – i cili na ka ndihmuar t’i bëjmë presion Iranit dhe na ka ndihmuar të pajisim misionin tonë në Afganistan.

Por ashtu siç kjo përbën një përparësi të sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara, mesazhi që kam marrë që nga çasti kur kam arritur nga homologët udhëheqës këtu në NATO nuk mund të kishte qenë më i qartë – START-i i Ri do të forcojë aleancën tonë dhe do të forcojë sigurinë europiane.

Askush nuk është më i ndërgjegjshëm – askush më shumë se aleatët tanë europiano-lindorë dhe qendrorë nuk është më i ndërgjegjshëm për nevojën për një Europë të fortë, të sigurt dhe demokratike. Dhe, miku im, Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslav Sikorski, e tha drejt kur u shpreh se START-i i Ri do të – po citoj – “përforcojë sigurinë e vendit tonë, si dhe atë të Europës si e tërë.”

Nga ana tjetër, e dimë se dështimi për ta ratifikuar dhe ecur përpara me START-in e Ri do të rrezikojë përparimin thelbësor që është arritur në çuarjen përpara të sigurisë sonë bërthamore dhe partneritetit tonë me Rusinë në emër të sigurisë globale.

Vërtet, nesër do të ndërtojmë mbi rifillimin e marrëdhënieve Sh.B.A.-Rusi duke rifilluar edhe marrëdhëniet midis NATO-s dhe Rusisë nëpërmjet Këshillit NATO-Rusi, i cili i hap derën bashkëpunimit mbi një numër interesash të sigurisë – bashkëpunim që mund të çojë në një Europë më të sigurt dhe një botë më të sigurt.

Prandaj, dua të falënderoj të gjithë homologët udhëheqës për punën që është kryer. Përparimi që tashmë kemi arritur sot këtu më ngjall besim të madh se ky samit në Lisbonë do të jetë historik, ku lidhjet e forta midis Shteteve të Bashkuara dhe Europës do të vazhdojnë të rriten për vite të tëra në të ardhmen.

*Fjala e Presidentit mbi Samitin e NATO-s dhe Traktatin e Ri START

KOMENTE