English

Një tjetër shoqatë kthehet në parti politike

Shkup, 20 nëntor, NOA - Skenës politike në Maqedoni do t’i shtohet edhe një subjekt i ri politik, i cili është paralajmëruar nëpërmjet mediave nga organizata joqeveritare “Realiteti”.

Jozyrtarisht bëhet e ditur se krerët e kësaj partie të re politike do të jenë përfaqësues të sektorit joqeveritare, ndërsa për lider të saj paralajmërohet kryetari aktual i OJQ “Realiteti”, Valon Bela, shkruajnë mediat shqiptare në Maqedoni.

Promovimi dhe detajet e reja për këtë subjekt politik do të bëhet sot në Shkup në një konferencë me mediat.

Formimi i këtij subjekti politik ka qenë i papritur derisa paraprakisht po paralajmërohej formimi i subjektit të ri politik nga kryetari aktual i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani. NOA/INA

KOMENTE