Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni “Fundjava”, kapen 4 të kërkuar
English

Operacioni “Fundjava”, kapen 4 të kërkuar

Shkodër, 20 Nëntor, NOA – Forcat e policisë së Shkodrës, si rezultat i një plani operacional të organizuar për kapjen e personave në kërkim, të koduar “Fundjava”, bëri të mundur ndalimin e 4 personave të shpallur në kërkim policor.

Konkretisht, i pari prej tyre është Besnik Vila, vjeç 32, lindur e banues në Golem të Shkodrës, i cili ka qenë person i shpallur në kërkim, pasi ka tentuar të vrasë për motive të dobëta me çifte, një person me inicialet Z. B., dhe për këtë, gjykata ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasjes së mbetur në tentativë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Ndërsa i dyti i ndaluar është Qazim Alijaj, 21 vjeç, lindur e banues në fshatin Qerret të Pukës, i cili ka qenë i shpallur në kërkim, për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me zjarr”, pasi rezulton se është autor i djegies së banesës të personit me inicialet F. P., ngjarje kjo e ndodhur më 21.08.2010 në qytetin e Pukës.

I parafundit i ndaluar ka qenë Edison Malgjoni 20 vjeç, lindur e banues në fshatin Levoshë të Pukës, pasi ka qenë person i shpallur në kërkim për veprën penale të “Vjedhjes”.

Në fund, ndër të ndaluarit renditet 55-vjeëarja me emrin Xh.Muçaj, banuese në fshatin Vukatanë të Shkodrës, për veprën penale “Kallëzim i rremë”.

Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale dhe materialet në ngarkim të të lartpërmendurve, do i kalojnë për veprime të mëtejshme prokurorisë së Pukës.

n.e/NOA

KOMENTE