English

Pasqyra e Shtypit, 20 Nëntor 2010

Tiranë, 20 Nëntor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Shtunë, 20 Nëntor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme intervistën e fundit televizive të Edi Ramës, ku tregohen detaje mbi aksionin e ri opozitar si dhe për mandatin e Tavos. Ato paraqesin edhe fakte të reja nga hetimi i incidentit të deputetes Albana Vokshi në kufi me Kosovën. Sikundër gazetat paraqesin dhe rezultatet e sondazhit të fundit të “Gallup”, ku . Ato flasin dhe për protestat e pritshme të zhvillohen ditën e sotme.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Gardisti me DE 1254405”, i cili citon detaje të pajisjes me pasaportë diplomatike të gardistit që u implikua së fundmi në një vepër penale.

“Intervista e Ramës/ Vangjel Tavo e shiti mandatin për 2 milionë euro”, është një artikull që citon deklaratat e kryesocialistit gjatë një interviste.

“Argita dhe Jamarbëri/ Lajmi për divorc, komentet e miqve dhe armiqve” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë, lidhur me thashethemnajën për ndarjen e vajzës së kryeministrit.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Nuk kushtëzoj/ Rama pranon djegien e fletëve të votimit”, i cili tregon vendimin e marrë nga kreu i PS për të lejuar djegien e fletëve të votimit.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Sondazhi i Gallup: Topi, më i besueshmi nga politikanët”.

Ndërkaq, në këtë të përditshme do të gjeni edhe artikullin me titullin “Legalizimet/ 928 emrat e rinj që marrin tapitë në Tiranë”.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Prifti padi ILDKP-së në gjykatë: Anuloni gjobën”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Sindikatat dhe opozitarët/ Protesta kundër Berishës”, i cili citon detaje nga protesta e planifikuar të zhvillohet sot në qytetin e Shkodrës.

“Bleona Qerreti nxjerr të brendshmet duke përqafuar kryeministrin”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje, në suplementin rozë.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Sondazhi i Gallup: Qytetarët besojnë Topin, në krye mediat”.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Opozita formulë të re në Bruksel”, i cili citon detajet e takimit të djeshëm të kryesocialistit Rama në Bruksel me komisionerin evropian të Zgjerimit, Stefan Fyle.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Importi i plehrave, tani edhe pa doganë”, lidhur me propozimin e fundit që ka hedhur në protestë ambjentalistët.

Ndërsa çështja “Vokshi” në kufi, mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Nën hetim polici kosovar që ndaloi Vokshin”.

“Markeljani i tmerrshëm vjedh 50 mijë euro brenda 1 nate në 3 shtëpi” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Koha Jonë” ka si një ndër artikujt e saj sot atë me titullin “Berisha: Bojkoti i Ramës, zgjidhje për të penguar integrimin”.

Një koment i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Nga Basir Çollaku/ Rama po plaket, Tirana do një kryetar të ri”.

Ndërsa në rubrikën “kulturë” do të lexoni “Kënga Magjike 2010, si e përjetojnë protagonistët”.

n.e/NOA

KOMENTE