English

Shfrytëzonin për prostitucion 17-vjeçaren për klientë VIP, arrestohen 2 persona

Tiranë, 20 nëntor, NOA – Dy vajza të reja, njëra prej të cilave minorene, shfrytëzoheshin prej 6 mujash për prostitucion në qytetin e Tiranës. Policia ka arritur sot të ndalojë dy personat që ishin tutorët e vajzave “shërbimi” i të cilave u servirej klientëve VIP në kryeqytet.

Dy tutorët e arrestuar janë Elis Hasan Tafa, 23 vjeç dhe Emilano Mirijam Rrapushi, 23 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Policia ka ndalur dhe dy vajzat që shfrytëzoheshin për prostitucion, inicialet e të cilave janë Z.M, 21 vjeçe dhe F.C, 17 vjeçe, të dyja lindur e banuese në Tiranë.

Operacioni i “Liqeni” është finalizuar dje nga policia e Tiranës. Në bazë të informacioneve të policisë rezulton se dy të rinjtë Elis Tafa dhe Emiljano Rrapushi, ishin personat që siguronin klientët e rëndësishëm për dy vajzat.

Më pas ata siguronin dhe hotelin në një prej zonave luksoze në kryeqytet.

a.k/NOA

KOMENTE