English

Vokshi flet për incidentin në Kosovë: Autoritetet shkelën ligjet

Tiranë, 20 nëntor, NOA – Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka reaguar sot për herë të parë për incidentin që ka ndodhur mes saj dhe punonjësve të Policisë së Kosovës pak ditë më parë.

Në një deklaratë për mediat Vokshi sqaron se lajmi i publikuar në mediat nuk i përgjigjet të vërtetës që ka ndodhur.

Ajo sqaroi pak minuta më parë se autoritetet kosovare kanë shkelur ligjet. Vokshi u shpreh së më 14 nëntor ka udhëtuar drejt Kosovës dhe në “Vërmicë ka ndodhur një incident”,

Ajo u shpreh se autoritetet Kosovare kanë thyer ligjet dhe se për ngjarjen ka vënë në dieni dhe kryeministrin.

Në lidhje me ngjarjen e shumëpërfolur ditët e fundit në mediat shqiptare e kosovare, ju bëj me dije se ditën e diel, më 14 nëntor, po udhëtoja për në Kosovë për një vizitë të shkurtër jo zyrtare me motrën dhe dy mikeshat e mia, me dëshirën dhe mallin për vendin e origjinës së prindërve të mi”, tha Vokshi.

Ajo shtoi se incidenti ka ndodhur si pasojë e mos respektimit të ligjit nga policia e Kosovës.

“Është e vërtetë që në kufirin me Kosovën, në Vërmicë, ka ndodhur një incident shumë i rëndë me policinë kufitare kosovare. Disa autoritete kosovare, të policisë dhe gjyqësorit, kanë abuzuar dhe tejkaluar kompetencat e tyre, duke thyer ligjet e duke mos respektuar asnjë të drejtë elementare themelore njerëzore ndaj meje, jo si deputete, por si femër dhe si qytetare shqiptare”, tha Vokshi.

a.k/NOA

KOMENTE