Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Lisbona kryeqyteti i reformave të NATO-s për paqen në botë
English

Berisha: Lisbona kryeqyteti i reformave të NATO-s për paqen në botë

Tiranë, 21 nëntor, NOA – Kryeministri Sali Berisha në një konferencë të posaçme për shtyp pas kthimit nga Lisbona deklaroi se gjate dy diteve te samitit Lisbona ishte kryeqyteti i politikes dhe i reformave të mëdha për NATO-n dhe sigurimin e paqes në botë.

Kryeministri Berisha theksoi se për Shqipërinë kjo ishte pjesëmarrja në samitin më të rëndësishëm në historinë e shtetit shqiptar, pasi në Lisbonë u mbajtën katër samite të lidhur ngushtë me njëri tjetrin, samiti i NATO-s për të miratuar dokumentin themelor, që përcakton reformat e nevojshme, rreziqet aktuale dhe perspektive, rolin dhe misionin e Aleancës gjatë shekullit, rrugët dhe mjetet për arritjen e sigurisë dhe paqes në botë.

Sipas Berishës, ky samit i Lisbonës, është samiti më i rëndësishëm në historinë e aleancës së Atlantikut të Veriut pas atij të themelimit të NATO-s, 61 vjet më parë.

“Aty u bë një rivlerësim i rreziqeve potenciale të sotme dhe atyre që do të vijnë. U vu theksi te terrorizmi ndërkombëtar, tek sulmet kibernetike, tek garantimi i rrugëve të sigurisë, dhe aleanca vendosi mbrojtjen antiraketë, në mënyrë që asnjë grup terrorist të mos mundë të imagjinojë të nisë një sulm në drejtim të vendeve të NATO-s me raketa balistike”, tha kryeministri Berisha.

Në këtë samit u rikonfirmua politika e dyerve të hapura të NATO-s, pohoi kryeministri, duke shtuar se NATO shpreh angazhimin e saj për të vazhduar kontributin për paqen dhe sigurinë në rajon dhe për procesin e integrimit të vendeve të tjera në këtë aleancë.

“NATO me dokumentin e ri strategjik, qëndron më lart se kurrë në vizionin, vendosmërinë dhe mjetet, me të cilat ajo do të mbrojë stabilitetin e vendeve anëtare.

"Dokumenti mori mbështetje unanime, për vitalitetin dhe aftësitë që aleanca dëshmoi nën drejtimin e SHBA-ve “, tha Berisha.

Në këtë samit unë mora fjalën time për herë të parë, si një vend i barabartë dhe aleate e NATO-s, ku shpreha garancinë për reforma të mëtejshme të qeverisë në luftën ndaj terrorizmit. Vijon...

mit/NOA
KOMENTE