Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: PS të dorëzojë ofertën në Parlament, përndryshe nuk ka asnjë koment
English

Berisha: PS të dorëzojë ofertën në Parlament, përndryshe nuk ka asnjë koment

Tiranë, 21 nëntor, NOA/ Irma Toptani – Unë nuk mund të udhëheq opozitën... Kështu ka deklaruar shefi i qeverisë, Sali Berisha, pas kthimit nga Lisbona, kur i ka kërkuar rishtas opozitës të dorëzojë në parlament ofertën më të re të saj, për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, vetëm me hetimin e materialeve zgjedhore, duke lënë jashtë hetimit fletët e votimit.

Duke theksuar se ai vjen pas diskutimeve për vendimet që i takojnë shekullit, e që bëjnë botën më të sigurt se kurrë, Berisha theksoi se “çështjes së kutive i kam dhënë përgjigje: Rama të dorëzojë dokumentin në parlament, që unë të njihem me të, pasi unë nuk e kam për shtat politikën e megafonit. Andaj unë them, që çdo kërkesë e dorëzuar zyrtarisht do të shqyrtohet me rigorozitet dhe seriozitet”, garantoi kryeministri.

“Unë nuk kam paragjykim. PS ta dorëzojë në kuvend dhe unë do ta shqyrtoj me kujdes, pasi ne jemi shtet ligjor dhe jemi te vendosur te respektojme dy parime, ligjin dhe kërkesat e opozitës, parime që unë i kam respektuar”, tha Berisha.

“Jam i vendosur se do të shqyrtoj me seriozitet çdo kërkesë te saj”, siguroi kryeministri Berisha, opozitën, pasi sipas tij Shqipëria është e vendosur të respektojë anëtarësinë e tij në aleancat ndërkombëtare dhe reformat që këto anëtarësi kërkojnë.

Deklarata e Berishës vjen pasi selia rozë ka ndryshuar qëndrim për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, një javë më parë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, ku shefi i opozitës Edi Rama deklaroi se në të mirë të integrimit të vendit, opozita heq dorë nga hetimi apo rinumërimi i fletëve të votimit, por kërkon shprehimisht vetëm hetimin e materialeve zgjedhore, një parametër ky edhe i shprehur në rezolutën e PE-së për zgjidhjen e krizës politike.

Por, ndërsa vetë shefi i selisë rozë, deklaroi qëndrimin e ri në një konferencë për shtyp, shefi i ekzekutivit Sali Berisha thekson se ai pranon vetëm ofertën zyrtare të PS-së, që nënkupton dorëzimin në parlament të projektit të ri për zgjidhjen e krizës politike të tejzgjatur.

Sipas Berishës, oferta më e re e PS-së është ajo e dorëzuar nga Edi Rama në tryezën e parë për reformën zgjedhore ku kreu i opozitës u shfaq befas në tryezën e mbajtur, dhe dorëzoi në dorë të kryeministrit draftin e cilësuar si “zgjidhja e ngerçit”, por që ishte një projekt që sipas Berishës mbante datën 14 shtator, dhe që kërkonte atë, që mazhoranca e cilësoi të pakuptimtë, afat të pakushtëzuar për komisionin hetimor dhe transparencë të fletëve të votimit.

Është pikërisht kjo arsyeja që kryeministri Berisha thotë se kërkon të njihet me projektin më të ri të zgjidhjes së krizës, në pritje, sikundër theksoi ai ditë më parë, që ajo që shefi i selisë rozë, Edi Rama deklaroi, të jetë edhe e firmosur në letër. Vijon...

mit/NOA
KOMENTE