English

Bundesliga, Dortmundi vazhdon të kryesojë tabelën

Berlin, 21 nwntor, NOA - Dortmundi aktualisht nuk ka të ndalur në rrugën e suksesit në Bundeligë.

Ekipi i trajnerit Jurgen Klopp ka fituar ditën e shtunë ndaj ekipit të Fraiburgut me rezultatin 2:1 dhe me këtë ky ekip është shtatë pikë para ekipit të Maincit që fitoi po ashtu ndaj ekipit të Mënhengladbahut me rezultatin 3:2.

Ekipi i Leverkuzenit që është në pozicion të tretë në tabelë (25 pikë) ka arritur vetëm barazim në fushën e tij ndaj ekipit të Mynihut 1:1. Rezultatet e tjera që u shënuan nga ndeshjet e djeshme janë: Shalke - Bremen 4:0, Frankfurt-Hofenhajm 0:4, Hanovër-Hamburg 3:2 dhe Nyrenberg- Kaizerslautern 1:3. Në fund të tabelës qëndron ekipi i Këlnit.

NOA

KOMENTE