Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dalai Lama, udhëheqësi shpirtëror i tibetianëve drejt tërheqjes
English

Dalai Lama, udhëheqësi shpirtëror i tibetianëve drejt tërheqjes

Nju Delhi, 21 nëntor, NOA – Dalai Lama, udhëheqësi shpirtëror i tibetianëve, i detyruar të jetojë në ekzil në Indi prej vitit 1959, po përgatitet të tërhiqet nga jeta publike brenda gjashtë muajsh.

Fituesi i çmimit Nobel për paqen, Dalai Lama e ka projektuar tërheqjen e tij me shpresën për t’u rikthyer pas 51 vitesh në atdhe.

Lajmin e ka deklaruar vetë udhëheqësi shqirtëror tibetian, në Nju Delhi, në një intervistë për televizionin indian, CNN-IBN.

76 vjeçari Dalai Lama, lajmëroi se vendimin e tij përfundimtar do ta marrë pasi të këshillohet me drejtuesit politikë të lëvizjes tibetiane dhe me parlamentin.

“Besoj se do të tërhiqem brenda gjashtë muajsh, pasi t’u deklaroj drejtuesve politikë vendimin tim”, ka deklaruar lideri shpirtëror i tibetianëve.

Në këtë vendim timin, theksoi ai më tej, gjatë intervistës, nuk ka asgjë dramatike, pasi qysh prej vitit 2001, lëvizja tibetiane në ekzil ka vënë në funksionim një mekanizëm në bazë të të cilit vendimet më të rëndësishme të saj merren nga lidershipi politik.

Sipas Dalai Lamës, vendimi i tij merret edhe për këtë fakt, pasi me ç’duket prej vitesh atë e kanë nxjerrë gati gati në pension.

Dalai Lama komentoi se përderisa kjo formë demokracie e implementuar duke e nxjerrë disi jashtë loje liderin shpirtëror tibetian, funksionon si mënyra më e mirë, mendoj që unë, do të jetë më e mira të mos jem më i përfshirë në këtë aktivitet politik”, argumentoi lideri shpirtëror tibetian.

I njohur që në moshën dyvjeare për dhuntitë e tij hyjnore dhe i zgjedhur si lideri politik dhe shpirtëror i tibetianëve budistë, vetëm kur ishte 15 vjeç, Dalai Lama, mishëron sot e gjithë ditët shpresat e miliona tibetianëve që jetojnë në azil politik në Indi.

Ai respektohet nga një botë e tërë, ndërsa akuzohet ende edhe sot nga Kina komuniste si udhëheqësi i lëvizjes për pavarësinë e Tibetit nga Kina, dhe që tërë jetën ia kushtoi kësaj beteje të autonomisë rajonale të Tibetit, nën frymëzimin e lirisë së besimit tek profeti Buda.

Dalai Lama i lindur në 1935-ën në një familje fshatare në veriperëndim të Tibetit, kundërshtoi qysh herët pushtimin e vendlindjes së tij nga Kina dhe pas revoltës në Lhasa, kryeqyteti i Tibetit, udhëheqësi shpirtëror në krye të 20 mijë bashkëpatriotëve të tij largohen në emigrim, në vitin 1959.

Në ndryshim nga të gjitha lëvizjet me dhunë, Dalai Lama predikon betejën më të vështirë për lirinë, atë që fitohet vetëm përmes besimit.

Për këtë strategji atij iu dha çmimi Nobel për paqen, në vitin 1989.

mit/NOA
KOMENTE