English

Gjermani, kërkohet një çift kamikazësh, po pret bombat për të shpërthyer

Gjermani, 22 nëntor NOA - Kthehet sërish alarmi i terrorizmit dhe Gjermania është në gatishmëri të lartë, ku, sipas gazetës amerikane Wall Street Journal, autoritetet janë në përpjekje për të ndaluar një çift kamikazësh.

Shërbimet Sekrete kanë raportuar se dy anëtarë të al-Kaedës në Afganistan do të infiltrohen në vend dhe tani janë duke pritur eksplozivin për të kryer një shpërthim të madh në kryeqytetin gjerman.

Lajmi është raportuar nga Wall Street Journal, duke cituar hetuesit gjermanë. Sipas saj, autoritetet po kontrollojnë në të gjitha mënyrat e mundshme Berlinin.

Të dyshuarit kanë mbërritur në Gjermani gjashtë javë më parë nga rajoni fisnor pakistanez i Waziristan në kufi me Afganistanin.

Pasi kanë hyrë në Gjermani ata të dy po përpiqen të ngatërrohen me pjesën tjetër të popullsisë duke veshur rroba perëndimore, duke iu shmangur xhamive dhe duke ndryshuar shpesh banesë.

Sipas autoriteteve gjermane çifti i kamikazëve është në pritje të eksploziveve që me sa bëhet e ditur do të vijë nga Turqia.

r.b/NOA

KOMENTE