Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konfindustria: CEZ të marrë përsipër koston e ndërprerjes së energjisë
English

Konfindustria: CEZ të marrë përsipër koston e ndërprerjes së energjisë

Tiranë, 21 nëntor, NOA – Përpara se të bëhet rritja e çmimit për energjinë Konfindustria kërkon që kompania CEZ të nënshkruajë kontrata ku të merret parasysh dhe kostoja e ndërprerjes së energjisë.

“Përmirësimi i kontratës duhet detyrimisht të shkoj në mbartjen e detyrueshme të kostove financiare shtesë të krijuara për industritë/bizneset nga dëmet për shkak të cilësisë së furnizimit me energji elektrike drejt dhënësit të furnizimit në këtë rast CEZ Shperndarje”, deklaroi sot Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku.

Ai u shpreh se përmirësimi i kontratës duhet të bëhet fillimisht me bizneset dhe më pas me familjarët.

Buxhuku tha se Konfindustria, ka kërkuar zyrtarisht pranë Entit Rregullator të Energjisë/ERE, si institucioni i ngarkuar me ligj për rregullimin e sektorit të energjisë elektrike, se përpara se të shqyrtoj kërkesat e përsëritura dhe të vazhdueshme për rritje të cmimit të energjisë elektrike për bizneset dhe qytetarët të ndërmarri në një kohë sa më të shpejtë nismën për përmirësimin e termave ligjore të kontratës së furnizimit me energji elektrike të industrive/bizneseve nga Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes CEZ Shpërndarje.

Ai u shpreh se e njëjta procedure mund dhe duhet të shtrihet edhe për konsumatorët familjare.

Buxhuku theksoi se vijojnë problemet me cilësinë e dhënies së furnizimit, nivelin dhe luhatjet e tensionit, ndërprerjet e shpeshta dhe të papritura, etj., të energjisë elektrike nga ana e operatorit monopol të shpërndarjes CEZ Shpërndarje.

“Të gjitha sa më sipër ndikojnë drejtpërdrejt si kosto shtesë financiare prej dhjetëra milionë euro vjetore për industritë vendore me pasoja të rënda për aktivitetin e tyre tregtar edhe afatgjatë. Gjendja është edhe më shumë e ndjeshme, nëse vlerësojmë se gjithçka më sipër ndodh në kushtet e pasojave të krizës globale ekonomike dhe financiare”, tha Buxhuku.

Ai ka sjellë në vëmendje dhe praktikën e përdorur nga vendeve e BE-së, ku dy palët marrin përgjegjësitë përkatëse.

“Konfindustria kërkon, që kontrata e përmirësuar CEZ Shpërndarje/Biznes të bazohet në të ngjashmet e llojit të saj, që janë në fuqi sot në vendet e Bashkimit Europian ku te 2 palët marrin përgjegjësitë e tyre financiare dhe jo si deri më sot ku klientët biznes/qytetare janë të vetmit, që mbartin të gjithë pasojat e keqfurnizimit me energji elektrike nga operatori i sistemit të shpërndarjes”, tha Buxhku.

Ai argumentoi se në kushtet aktuale CEZ Shpërndarje është në kushtet e monopolit faktik në vend.

a.k/NOA

KOMENTE