Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryetari i bashkisë së Elbasanit, shpallet ndër më të suksesshmit e planetit
English

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, shpallet ndër më të suksesshmit e planetit

English Version Below

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, është futur në listën e kryebashkiakëve më të suksesshëm të planetit. Lajmi është bërë publik në sajtin zyrtar të CITY MAYORS, i cili merret me shpalljen e fituesve të kryebashkiakëve më të mirë të botës. Emri i kryebashkiakut të Elbasanit radhitet mes emrave të 50 qyteteve më të rëndësishme të rruzullit, ku Elbasani është i vetmi nga Shqipëria

Nga Kristine Jennings

Qyteti i Elbasanit (me popullsi 126.700 banorë) në Shqipërinë Qendrore, e ka lënë prapa “fantazmën e komunizmit " me politikën e tij të pjesëmarrjes së komunitetit në zhvillimin e buxhetit. Kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini, i cili u betua në maj të vitit 2007, tha se qytetarët, të cilët kishin qenë më parë të shtypur nga "fantazma e komunizmit”, tashmë kanë një zë të fortë.

Kjo përfshin takime të rregullta që mbahen në 23 lagje të ndryshme të qytetit, ku qytetarët kanë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si shpenzohen paratë - hera e parë kjo në Shqipëri. Shpesh gjen vend vetëm në këmbë në këto takime. Objektivat e procesit buxhetor janë për të përmirësuar administrimin e fondeve publike dhe të rrisin transparencën ndërmjet qeverisë lokale dhe komunitetit. Të gjithë qytetarët janë të inkurajuar të marrin pjesë në takime, për të komentuar mbi punën e qeverisë vendore gjatë vitit të kaluar, për të diskutuar çështje të ndryshme. Dhe, pas pyetjeve të drejtpërdrejta drejtuar kryetarit të Bashkisë, qytetarët votojnë për prioritetet lokale. Në vitin 2008 investimet e vendosura në Elbasan nga qytetarët, arritën në 625.000 mijë euro, ndërsa në vitin 2009 u investuan 664.500 mijë euro. Bashkia po punon aktivisht në një plan 10-vjeçar strategjik për qytetin. Ndryshime dhe përmirësime do të kërkohen në furnizimin me ujë të pastër, sigurimin e energjisë elektrike, kanalizime, menaxhimin e mbeturinave, të telekomunikacionit, shërbimeve sociale, transportin urban, zonat tregtare, strehimin, planifikimin urban, zhvillimin e biznesit, sportit dhe kulturës, investimet në zonë, arsim, si dhe në mjedis. Propozimet në të ardhmen përfshijnë përmirësimin e rrugëve që rrethojnë qytetin për të përmbushur standardet evropiane, të cilat përfshijnë vënien në jetë të një rruge të re në rrugën historike të Via Egnatias që kalon në qendër të qytetit, (1.5 milion euro investim të financuar nga BE-ja) sistemet e ngrohjes në shkolla, kamera ne mjedisin jashtë tyre, sistem sigurie për të mbrojtur transportin dhe instalimin e ndriçimit me energji efektive. Elbasani ka një popullsi prej 126.700 banorësh. Kryetari i bashkisë krenohet se ndryshimet gjatë tre viteve të fundit janë të dukshme. Ai deklaroi: "Qëllimi i punës sime është që të vazhdojmë modernizimin e qytetit dhe të ndërtojmë një ekonomi të aftë për tërheqjen e investimeve vendore dhe ndërkombëtare. Për këtë qëllim, fokusi është në investime në infrastrukturë, zhvillimin ekonomik dhe të biznesit, veçanërisht rritjes së biznesit të vogël. Numri i bizneseve të regjistruara është rritur me 16 për qind." Në vitin 2007, qyteti nisi "Planin social të qytetit të rishikuar”, duke e rishikuar atë në 2009. Rezultatet e prekshme përfshijë një total prej 96 shtëpive të reja për të varfrit (e arritur me ndihmën e Komisionit Evropian), një azil për moshën e tretë, një kopsht të ri për fëmijët romë dhe një avokat publik që të ndihmojë dhe këshillojë njerëzit në çështjet ligjore. Arsimi ka qenë gjithashtu një fokus kryesor i investimeve. Ndërsa kurset për zhvillim profesional janë zhvilluar në një qendër profesionale të financuar nga bashkia. Qasje në internet është siguruar në të gjitha shkollat e mesme dhe i është kushtuar vëmendja e duhur mirëmbajtjes së objekteve arsimore. Të gjitha kopshtet dhe shkollat për fëmijë kanë qenë të pajisura me sistemet e ngrohjes. Elbasani gjithashtu po përpiqet të përmirësojë industrinë e vet turistike. Në vitin 2009 ai mori një çmim të turizmit në Ekspozitën Ndërkombëtare të Zvicrës për Turizmin, si njohje e përpjekjeve të tij promovuese. Destinacionet e reja kulturore përfshijnë një galeri të re arti brenda mureve të kështjellës historike dhe zbulimin arkeologjik të një mozaiku me interes ndërkombëtar.

Z. Sejdini, i cili kërkon një mandat të dytë në zgjedhjet e majit të ardhshëm, tregon arritjet konkrete të bashkisë së tij, që kontribuojnë në hapjen e rrugës për anëtarësimin në BE të Shqipërisë. (CityMayors.com)

Shihni dhe versionin anglisht

KOMENTE
  • Anizel17:13 - 31 Mars 2011
    ::Suksese te metejshme pse jo tu jape leksion dhe kryetareve te bashkive te tjera..........
  • Roni El16:58 - 31 Mars 2011
    normale e ... qe eshte ma i miri .. dhe do jet sa here .. se e ka ba elbasanin .. te papm fare