English

“Larg” fast-foodeve në shkolla, Mishel Obama në krye të nismës kundër obezitetit te fëmijët

Florida, 21 nëntor, NOA – Ndërsa obeziteti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kthyer në makthin e shoqërisë duke prekur më së shumti edhe moshat e reja, vetë zonja e parë e SHBA-ve, Mishel Obama do të vihet në krye të luftës kundër obezitetit duke marrë një nismë për ushqimin e shëndetshëm të fëmijëve nëpër shkolla.

Zonja e parë e SHBA-ve, pritet të lajmërojë nesër nismën e re për instalimin e 5000 banakëve të vetëshërbimit me sallatra nëpër shkollat publike në të gjithë Amerikën.

Lajmin e ka publikuar sot siti amerikan grist.org.

Kjo inisiativë e gruas së parë amerikane, do të njoftohet në shtetin e Floridas, ku Mishel Obama do të mbështesë fushatën kundër përhapjes së obezitetit tek fëmijët.

Sipas këtij plani të zonjës Obama, të gjitha shkollat publike amerikane do të furnizohen me banakë vetëshërbimi, ku nuk do të shërbehet ushqim i shpejtë, “fast-food” apo “Junk Food” sikundër quhet në mbarë botën, por do të shërbehen sallatra për të vegjlit, me qëllim që ata të heqin dorë nga ushqimet hedhurina me të cilat janë mësuar, sikundër cilësohen ushqimet e shpejta dhe të mësohen të hanë shëndetshëm, një mënyrë kjo për të larguar sadopak sëmundjen e obezitetit që ka prekur shoqërinë amerikane.

mit/NOA
KOMENTE