Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 21 nëntor 2010
English

Pasqyra e Shtypit, 21 nëntor 2010

Tiranë, 21 Nëntor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Diel, 21 Nëntor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “150 euro për një orë seks, pranga minorenes”, i cili flet për operacionin e policisë së Tiranës ditën e djeshme ku u arrestuan katër persona për prostitucion, mes të cilëve dhe një minorene.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete: “Enigma e laptopit të sekreteve”, “

“Italianët, film porno për Shqipërinë e ‘97”, “Vokshi: Polici kosovar abuzoi me detyrën”, “Plehrat, më shumë policë se protestues”, “Sa do ti kushtojë shtetit mbajtja e ushtrisë për 2011”, “Bisedat, si u “shit” mandati i Tavos”

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin

“Vangjel Tavo, tregon bisedën e ashpër me Ramën”, në të cilin jepet një intervistë e e ish-deputetit socialist Vangjel Tavo, i cili flet për bisedën e fundit të zhvilluar me Ramën para largimit nga PS-ja.

Një tjetër artikull i gazetës është ai për ekstradimin e ish-sekretarit të Ministrisë së Jashtme; “Almir Rrapo, ambasada njofton me emal: Gati pasaporta”.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Letrat me vlerë, vetëm një vit afat për tu përdorur”, “Vodhi armën e policit, kapet me foto në celular”, “Kapen dy tutorët e prostitutës”, “Gjirokastër shemben muret e kalasë 900 vjeçare”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “BE tre urdhra qeverisë për mos bindje ndaj SHBA”, i cili flet për kërkesat e Bashkimit Europian në lidhje me zbatimin e konventave të përbashkata të cilat bien ndesh me ligjet e SHBA-ve.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Kadare: Komunizmi në Shqipëri ende pjellë vezë dhe urrejtje”, “Meta: Rama në panik, po i ikin deputetët”, “Ramiz Alia: Kryeministër të vëmë Nanon, eh.....e di historinë e Berishës”, “Ekstradimi i Rrapos, Avokati: Arroganca sjell kosto politike dhe ekonomike”

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Largimet nga administrata 21 mijë të hequr në 5 vite”, i cili flet për masat e marra nga qeveria dhe shkurtimet në numrin e punonjësve të administratës civile.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të faqes së parë të kësaj gazete; “Lumë protestash për plehrat, qytetarët: të ndalet importi”, “Meta drejtësia të më hetoj, Lutaj: Meta më i pasur se një biznesmen”, “Prangoset në Londër “herkuli shqiptar” Xhimi Marku”, “Ish-rektori Shaska sulmon me emaile politikën”.

E përditshmja “Koha Jonë” ka si një ndër artikujt e saj sot atë me titullin "Takimi Berisha-Obama, katër çështjet e diskutuara", i cili flet për takimin e zhvilluar dje në Lisobonë mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brak Obama dhe kryeministri shqiptar Sali Berisha.

Artikull tjetër kryesor është dhe ai me titull; “Sa e shite zemrën? Triumfon në Kënga Magjike 2010",

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; "Meta: Rama bëri gjynah për Bajram, mashtroi myslimanet". "Opozita, protestat nisin nga Elbasani, datë e re 26 nëntor”, “Sondazhi i Gallup, shumica kundër bojkotit të opozitës".

a.k/NOA

KOMENTE