Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pollo nis takimet elektorale: Më shumë investime për njësitë vendore
English

Pollo nis takimet elektorale: Më shumë investime për njësitë vendore

Kuçovë, 21 nëntor, NOA - Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, njëkohësisht deputet i Qarkut te Beratit, Genc Pollo, i shoqëruar nga deputeti Mehmet Xheka, dhe drejtues zonalë të PD-së së Kuçovës, mori pjesë në një takim në komunën Perondi të rrethit të Kuçovës, me simpatizantë të Partisë Demokratike dhe banorë të kësaj komune.

Ministri Pollo gjatë fjalës së tij theksoi se, edhe pse jemi ende herët për zgjedhjet e majit të vitit te ardhshëm, e rëndësishme është që të jemi të përgatitur për të fituar jo vetëm komunën e Perondisë, por edhe disa komuna të tjera në rrethin e Kuçovës.

Me tej, Pollo tha se Partia Demokratike ka një përvojë të shkëlqyer në drejtimin e komunës së Perondisë, ku, edhe pse në një periudhë të vështirë për vendin, ajo gjatë viteve ’96-‘2000 është drejtuar nga një drejtues nga më të suksseshmit e PD-së në rrethin e Kuçovës, Rexhep Haderi.

“Drejtuesit aktualë e kanë lënë komunën e Perondisë në mëshirë të fatit, për arsye që tashmë dihen prej të gjithë komunitetit, ndaj sfida e gjithsecilit është të punojë dhe të kujdeset që në zgjedhjet e majit komuna e Perondisë t’i kthehet Partisë Demokratike dhe kandidatit të saj”, tha Pollo.

Në vijim të takimeve të tij në Qarkun e Beratit, Ministri Pollo u ndal dje edhe në komunën Cukalat të rrethit të Beratit. Komuna Cukalat është një prej komunave ku fitorja e Partisë Demokratike ka qenë e padiskutueshme dhe investimet e Qeverisë nuk kanë munguar si në infrastrukturë rrugore, ashtu edhe në subvencionet bujqësore.

Ministri Pollo gjatë fjalës së tij tha se komuna e Cukalatit është një prej komunave më të rëndësishme të rrethit të Beratit, ku investimet në infrastrukturën rrugore do të vazhdojnë edhe më tej, gjë që do të bëj të mundur lidhjen e komunës me fshatrat e tjerë përreth. Z. Pollo tha se të gjitha premtimet që kemi bërë më parë në këtë komunë i kemi mbajtur, siç është rruga që lidh qendrën e komunës me fshatin Allambrez, por, gjithsesi, në kohët në vijim do të mundohemi të bëjmë edhe më shumë për këtë komunë që gjithmonë i ka besuar votën e saj kandidatit të PD-së.

Gjatë këtij takimi, Ministri Pollo ka kujtuar, gjithashtu, edhe rregullat e liberalizimit të vizave, ku i ka kërkuar të pranishmëve të mos i shkelin rregullat dhe të mos aplikojnë për azil ose për punë, përndryshe mund të penalizohen dhe vendi ynë mund të futet në listën e zezë të BE-së.

a.k/NOA

KOMENTE