Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasje në Tiranë, qëllohet me armë zjarri nga një hakmarrje e nisur në Greqi
English

Vrasje në Tiranë, qëllohet me armë zjarri nga një hakmarrje e nisur në Greqi

Hetimet zyrtare, policia: Viktima vrau në Greqi

Tiranë, 21 nëntor, NOA/ E plotësuar 13:07:27 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Një person është gjetur para disa minutash i vrarë në rrugën “Jordan Misja”, në afërsi të burgut 313.

Gazetari i Agjencisë NOA raporton se viktima është një person mashkull. Personi është gjetur i vrarë jashtë makinës së tij.

Për momentin policia konfirmoi vetëm se bëhej fjalë për një vrasje të ndodhura në orët e paradites. Ndërkohë që makina është një "Benz Mercedes 240" me targat TR 0672 E.

Forca të shumta policie, madje dhe vet Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj ka shkuar në vendngjarje dhe po ndjek nga afër hetimin e policisë për gjetjen e autorëve.

Pritet që më vonë Policia e Tiranës të dalë me një deklaratë për mediat ku të jap dje identitetin e viktimës.

Gazetari i Agjencisë NOA në vendngjarje raporton se viktima është qëlluar më armë shumë afër makinës, duke lënë të kuptohet se para vrasjes ai është nxjerrë nga makina nga vrasësi.

Hetimet zyrtare, policia: Viktima vrau në Greqi

Një prej pistave që po hetohet nga policia për gjetjen e autorëve të vrasjes së ndodhur sot në rrugën “Jordan Misja” është ajo e hakmarrjes.

Ky është varianti zyrtar që ka dhënë sot Policia e Tiranës për ngjarjen e rëndë, ku mbeti i vrarë 44-vjeçari, Mirash Pal Preka, lindur në Pukë dhe banues në Paskuqan Tiranë.

Gjithashtu policia ka dhënë detaje dhe për zhvillimin e ngjarjes. Sipas njoftimit zyrtar vrasja ka ndodhur rreth orës 09.00, në rrugën “Jordan Misja”, afër shinave të trenit.

Viktima është qëlluar me armë zjarri disa herë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka përqendruar vëmendjen në pistën e hakmarrjes, pasi dyshohet se viktima ka qenë përfshirë në një vrasje që ka ndodhur rreth 6 muaj më parë në Greqi.

Preka mësohet se në grindje e sipër ka vrarë me thikë një të njohurin e tij.

a.k/NOA

KOMENTE