Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zjarr në tunelin Kalimash-Thirrë, MPPTT: U dogj një bateri, bllokimi vetëm 30 minuta
English

Zjarr në tunelin Kalimash-Thirrë, MPPTT: U dogj një bateri, bllokimi vetëm 30 minuta

Tiranë, 21 nëntor, NOA – Pjesa jugore e tunelit të Thirrës në afërsi të Kalimashit ka marrë flakë sot duke shkaktuar një bllokim të tunelit për plot gjysmë ore.

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit përmes një deklarate për shtyp deklaroi se zjarri erdhi si pasojë e djegies së një baterie.

Zjarri ra në orën 11:45 min, në njërën nga dhomat teknike të Galerisë Jugore të tunelit të Thirrës, ku janë të instaluara transformatorët dhe sistemet back-up të energjisë, për shkak të një avarie teknike.

Ministria e Transporteve theksoi më tej se operatori i tunelit në bashkëpunim me forcat e zjarrfikësve kanë bllokuar qarkullimin me qëllim të ruajtjes së sigurisë në tunel.

Bllokimi sipas ministrisë zgjati për rreth 30 minuta, kohë gjatë të cilës zjarrfikësit shuna zjarrin e rënë dhe evakuuan gazrat, ndërsa u verifikuan edhe sistemet e sigurisë në hapsirën e tunelit.

Ministria e transporteve sqaroi më tej se kjo pjesë e tunelit të Thirrës u zhbllokua duke sjellë në normalitet edhe trafikun vetëm në orën 12:15 min, pra gjysmë ore pas rënies së zjarrit në galerinë jugore të tunelit të Thirrës.

Ashtu sikundër mund të kuptohet për gati një orë trafiku në tunelin Kalimash-Thirrë ka qenë i bllokuar gjatë defektit, e për rrjedhojë një varg i tërë automjetesh kanë pritur deri sa ai të rihapej.

mit/NOA
KOMENTE