English

Alarmi, tigrat mund të zhduken për 12 vjet

Ekspertët i kanë thënë konferencës ndërkombëtare në Shën Peterburg se tigrat e egër mund të zhduken për 12 vjet nëse nuk ndërmerren masa urgjente për mbrojtjen e tyre.

Dekadat e tëra të shpyllëzimit dhe shkatërrimit të mjedisit e kanë zvogëluar numrin e tigrave të egër në rreth 3.200 nga 100.000, sa ishin një shekull më parë. Xhejms Lip, drejtor i Fondit për Kafshët e Egra i ka thënë konferencës se në qoftë se nuk ndërmerren masa të duhura, tigrat mund të zhduken deri në vitin 2022. Banka Botërore ka vlerësuar se mund të duhen të paktën 350 milionë dollarë për pesë vitet e ardhshme për mbrojtjen e këtyre kafshëve që jetojnë në Butan, Kamboxhia, Kinë, Indi, Laos, Malajzi, Birmani, Nepal, Rusi, Tajlandë dhe Vietnam. /RFE/

{youtube}sOp9l_rEy7o{/youtube}

KOMENTE