Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Albin Kurti: Shqiptarët të mos lejojnë falsifikimin e regjistrimit në Maqedoni
English

Albin Kurti: Shqiptarët të mos lejojnë falsifikimin e regjistrimit në Maqedoni

Shkup, 22 nëntor, NOA – Lideri i Lëvizjes “VETËVENDOSJE!”, Albin Kurti theksoi për agjencinë e lajmeve INA se shqiptarët në Maqedoni nuk duhet të lejojnë abuzimin dhe falsifikimin e regjistrimit të popullsisë.

“Regjistrimi i popullsisë është një gjë e nevojshme për çdo shtet i cili dëshiron të planifikoj politika afatgjata. Por, se cili është ky plan në rastin konkret, nga cilat motive bëhet kjo gjë nga autoritetet maqedonase, lë mjaft hapësirë për dyshime. Procesi i regjistrimit të popullsisë nuk duhet të jetë në funksion të shifrave të paracaktuara, por përkundrazi, shifrat përfundimtare duhet të vijnë si rezultat i një procesi korrekt”, tha ai.

Cili është mendimi juaj për procesin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni. A mendoni se mund të ketë manipulime, kur dihet përfaqësimi i ulët i shqiptarëve në Entin Shtetëror të Statistikave?

Regjistrimi i popullsisë është një gjë e nevojshme për çdo shtet i cili dëshiron të planifikoj politika afatgjata. Por, se cili është ky plan në rastin konkret, nga cilat motive bëhet kjo gjë nga autoritetet maqedonase, lë mjaft hapësirë për dyshime. Procesi i regjistrimit të popullsisë nuk duhet të jetë në funksion të shifrave të paracaktuara, por përkundrazi, shifrat përfundimtare duhet të vijnë si rezultat i një procesi korrekt. Pra, nëse qëllimi i këtij procesi është që të mësojmë se çfarë në të vërtetë është numri i popullsisë, atëherë rezultati përfundimtar duhet të jetë pasojë e procesit, dhe jo të abuzohet me procesin në funksion të rezultatit i cili për pasojë do të jetë i falsifikuar. Shqiptarët duhet patjetër të jenë të përfaqësuar në Entin e Statistikave si përqindje e përgjithshme, por sidomos në pozitat drejtuese të këtij institucioni. Të dhënat në terren, mospërfaqësimi i shqiptarëve në këtë institucion, qoftë në nivelin qendror apo rajonal aktualisht, përvojat e hidhura me regjistrimet në të kaluarën, skandali lidhur me ligjin për natalitetin para ca kohe, janë indikacione të qarta se ky regjistrim është i motivuar nga qëllime antishqiptare.

Edhe Marrëveshja e Ohrit (pavarësisht vërejtjeve që i kemi në përmbajtjen e saj), nuk është rezultat i një vendimi racional e mirëdashës të qarqeve maqedonase, ajo është rezultat i rezistencës shqiptare. Shqiptarët janë aty. Nëse nuk figurojnë saktësisht ne lista, do të reagojnë, do të duken e do të shfaqen. Çështja është nëse Qeveria Gruevski do të mësoj se diskriminimi e nënpërfaqësimi nuk krijon rehati. Shqiptarët janë! Ata duhet trajtuar si janë dhe duhet numëruar aq sa janë. Ndryshe, ata mund të dalin shumë më tepër.

Kryeministri i Maqedonisë dhe Qeveria të cilën e drejton ai, me veprimet e saja po dëshmon se nuk është e interesuar për tu integruar në strukturat euroatlantike. Çfarë mendon se fshihet pas kësaj strategjie?

Politika e ndjekur deri më tani nga Nikolla Gruevski me një fjalë mund të përkufizohet si një nacionalizëm i sëmurë. Tendenca për ta përvetësuar historinë e Maqedonisë së lashtë, krijimi i identitet maqedon duke i përçmuar kombet tjera, flasin mjaft për një politikan jo racional dhe të verbuar nga shovenizmi.

Shqiptarët që jetojnë brenda Maqedonisë përbëjnë së paku 30% të popullsisë në këtë shtet. Ata duhet thënë fjalën e tyre edhe rreth çështjes së emrit të Maqedonisë, aq më tepër kur dihet se ata nuk e përkrahin qëndrimin e Gruevskit. Për një çështje të tillë përgjegjësinë duhet kërkuar edhe tek krerët e partisë shqiptare në pushtet që po i mbajnë ison Gruevskit në emër të shqiptarëve.

Si e vlerësoni debatin për dosjet në Maqedoni. A mendoni se edhe Kosova së shpejti duhet të ballafaqohet me procesin e lustracionit?

Debati për hapjen e dosjeve, në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni nuk duhet të ketë për qëllim hakmarrjen e as linçimin publik të njerëzve. Një popull për të ecur përpara duhet ta njoh të kaluarën e tij dhe të ballafaqohet me të. Gjithandej ku jetojnë shqiptarët debati për lustracionin është i projektuar nga politika ditore dhe i shërben asaj. Elita politike shqiptare gjithandej në Ballkan është e humbur brenda shkëmbimit të sharjeve që i ngjajnë “grindjes së gjelave”. Debati për dosjet e vërteton këtë rregull. Një popull ballafaqohet me të kaluarën sepse synon përparim në të ardhmen. Këta politikanë janë vetë e kaluara, në mentalitet, në qasje, në veprime. Debatin për dosjet këta duan ta shfrytëzojnë në mënyrë që eventualisht të ndërrohen njerëzit brenda sojit të tyre. Nuk ka potencial, frymë e as vullnet që këta të bëjnë lëvizjen e cila është cilësore, që do të mund të quhej fillimi i një kohe të re. Këta nuk do të nisin më asgjë sepse tashmë ka nisur fundi i tyre.

A mendoni se ka ardhur momenti për alternativa të reja, forca të reja politike në Maqedoni, në kampin shqiptarëve, që vërtet, pa hipokrizi do të merreshin me çështjen shqiptare?

Shqiptarët në Maqedoni në radhë të parë duhet të jenë të bashkuar. Kështu mund të jenë vetëm rreth një koncepti të ri përbashkues. Partitë politike shqiptare në Maqedoni e kanë përçarë popullin për interesat e tyre, andaj populli shqiptar duhet të bashkohet për interesin e tij, sepse interesi i tij nuk është shqetësimi kryesor i partive aktuale. Gjithandej ku jetojnë shqiptarët, krahas demaskimit të elitave aktuale politike po krijohen kushtet dhe rrethanat për lindjen e ideve të reja, që përfaqësohen nga forca të reja.

Zgjedhjet e ardhshme të 12 dhjetorit po afrohen. Cilat janë gjasat e lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe cili do të jetë kontributi Juaj, nëse arrini të përfaqësoheni në Parlament, apo të bëheni pjesë e pushtetit?

Lëvizja jonë do të hyjë në këto zgjedhje për ta ndryshuar Kosovën. Mund të them pa kurrfarë modestie se Lëvizja VETËVENDOSJE! me programin e saj politik e diagnostifikon dhe i përgjigjet më së miri gjendjes së rëndë që është krijuar në Kosovë. Lëvizja VETËVENDOSJE! do të fitojë jo atëherë kur fitojnë personat e caktuar brenda Lëvizjes, por kur do të triumfojë koncepti ynë politik. Ky koncept po përqafohet çdo herë e më shumë nga qytetarët e Kosovës dhe jo vetëm. Një pjesë e madhe e njerëzve tashmë i vlerëson ngjarjet në Kosovë sipas këndvështrimit të VETËVENDOSJE!-s. Politizim i qytetarëve për t’ia kthyer kuptimin politikës. Kjo është rruga që duhet ndjekur. Lëvizja VETËVENDOSJE! i ka në qendër të programit politik dy gjëra kryesore. Në rrafshin politik ne angazhohemi për sovranitet, integritet territorial, qytetari aktive e demokraci. Me ekonomi në radhë të parë e nënkuptojmë prodhimin. Kosova duhet të kalojë nga një vend që u shërben si treg të tjerëve, në një vend që prodhon dhe bën tregti për t’i eksportuar mallrat e prodhuara.

Si e vlerësoni rolin e Qeverisë Shqiptare karshi provokimeve të qeverisë Greke ?

Qeveria e Shqipërisë e ka detyrim kushtetues mbrojtjen e interesave të shqiptarëve kudo që janë. Synimet e kahmotshme greke për “vorio-epirin” ngjallen sa herë iu jepet rasti atyre. Qeveritë shqiptare, qoftë të majta apo të djathta, zakonisht kanë mbajtur një qëndrim prej struci karshi veprimeve tendencioze të qarqeve të caktuara nga minoritetit grek, e të mbështetur nga shteti i Greqisë. Tirana zyrtare ka shumë mjaft çështje që duhet kërkuar nga Greqia, para se të flitet për minoritetin grek, i cili si i tillë i gëzon të gjitha të drejtat. Këto çështje janë: kërkim falje publike për gjenocidin e vitit 1945, kthimin e pronave komunitetit çam, trajtim të dinjitetshëm për emigrantët shqiptarë në Greqi etj.

A është larg realizimi i idesë së Shqipërisë Natyrale?

Ideja e bashkimit të shqiptarëve barometër kryesor duhet ta ketë vullnetin e tyre, e vullneti nuk është brenda llogaritjeve matematikore. Nëse ekziston vullneti për bashkim, edhe koha shkurtohet, edhe proceset shpejtohen. Për bashkimin e shqiptarëve nuk duhet pyetur nëse është larg, por duhet punuar pa e kthyer kokën prapa. Shqiptarët bashkohen sepse ata duan që të jetojnë bashkë dhe është në interesin e tyre që të bashkohen.

INA-NOA

KOMENTE