English

Berisha: Luftën antikorrupsion e nisëm nga zyrat tona

Tiranë, 22 nëntor, NOA – Në konferencën e posaçme kundër korrupsionit në Shqipëri, e financuar nga Komisioni Evropian, kryeministri Sali Berisha deklaroi se askush nuk ka imunitet nga korrupsioni.

Duke folur në këtë konferencë, shefi i qeverisë, tha se korrupsioni galopant ka krijuar një cunam botëror, dhe ai mbetet faktori numër 1, që cënon rëndë sikundër tha shefi i ekzekutivit, shoqërinë e lirë dhe demokracinë.

Pikërisht për katë fakt, kryeministri rikujtoi ardhjen e tij në pushtet në 2005-ën me devizën e “duarve të pastra”.

Ish kardiokirurgu i njohur, e cilësoi korrupsionin si një sëmundje gjenetike të trashëgueshme të ngjashme me kancerin.

Për këtë shkak tha ai, luftën kundër korrupsionit ne e kemi nisur që nga zyrat tona të administratës.

Në përpjekjen për të luftuar korrupsionin, zoti Berisha, tha se politikat e qeverisë shqiptare kanë përcaktuar si kriter themelor, luftën kundër korrupsionit.

“Sot Shqipëria është vendi më privat në botë, pasi nuk ka asnjë vend tjetër me kaq asete private sa Shqipëria. Ne po vijojmë privatizimet si një luftë e suksesshme në luftën kundër korrupsionit”, theksoi kryeministri, duke vërejtur në transparenca ndaj këtij fenomeni të rëndë po bëhet në çdo qelizë, duke e bërë transparencën kush të të tëra kushteve.

“Ne ulëm taksat dhe sot jemi vendi me barrën fiskale më të ulët në Evropë”, tha Berisha.

Ai theksoi se korrupsion ka edhe në drejtësi, porse qeveria e tij ka hapur një luftë të hapur kundër korrupsionit me zero tolerancë.

Berisha pohoi se ka patur korrupsion, porse arritjet në luftën kundër korrupsionit konsiderohen nga qeveria e tij si një start, pasi parimet që udhëheqin këtë luftë do të konsolidohen më tej.

“Pasi korrupsioni, tha kryeministri nuk duhet të dobësojë shoqërinë tonë”, ne do të vazhdojmë luftën kundër tij.

Vijon..

mit/NOA
KOMENTE