Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Këshilli M.
English

Këshilli M.

Këshillin e zgjedhim ne, por edhe Mutin e bëjmë kala, po ne. Me mosveprimin tonë. Këtë mendoja ndërsa lexoja ftesën me SMS të Këshillit M. për t’iu bashkuar koncertit “Me kokën dhe komët lart, drejt Europës”. Rrugët ishin mbushur me flamuj, por ironikisht semaforët ishin të gjitha në të verdhë, pasi dritat ishin hequr, për të furnizuar stage-et e Koncertit të Fitores. Ironikisht gërma O, e Europës, ishte e verdhë, jo jeshile. Autogoli i fundit i Këshillit M. në këtë aheng me paret tona

Nga Sokol Balla

“Ju ftojmë të festojmë së bashku Pa Viza në Europë, sonte në ora 17, Sheshi Nënë Tereza, Tiranë”. Mesazhi në celular erdhi nga adresa “Këshilli M.”, të premten në ora 16.

Ngela. Sigurisht që nuk kisha ndërmend të festoj, jo sepse dua t’i bashkohem atyre që u mërzitën dhe u bënë vrer se e panë si fitore të Këshillit M. Por s’kisha ndërmend të festoja ditën kur Poshtërimi përfundoi. Dhe as të shpreh mirënjohjen për fundin e izolimit më të tmerrshëm psikologjik që mund t’i bëhet një komuniteti, që as nuk ka vënë bomba në metro, e as ka shkaktuar luftëra dhe genocide. Thjesht më erdhi keq për ata që do të shkojnë.

Një tufë mjekësh, mësuesish, nëpunësish që fajin e vetëm kanë se marrin rrogat nga Këshilli M. Në fakt të gjithë kemi interes të qeverisemi mirë, ndaj votojmë të na drejtojnë ata që pëlqejmë. Sigurisht jo gjithmonë fitojnë ata që duam, por sekreti i ndryshimit të demokracisë moderne, nga ajo popullore, është se qeveria e zgjedhur nga shumica, nuk qeveris për shumicën, por për të gjithë. Ajo vetëm zgjedh rrugën më të mirë – sipas saj – për të arritur objektivat e të gjithëve. Por ne kemi përfunduar nën thundrën e Këshillit M, që nuk njeh shumicë, as pakicë. Njeh vetëm aheng dhe gallatë, me paret tona.

Megjithatë pata një moment lehtësimi javën e shkuar kur Kryetari i Këshillit M. tha se BE ja kishte futur kot dhe se do ankohej për këtë në Bruksel. Ky s’e paska vetëm me ne, e ka me të gjithë. Dhe ky është gjithsesi një lehtësim. Mendoni sikur vërtet ta kishte vetëm me ne!

Pastaj të enjten po ky Kryetar i Këshillit M. fshiu b. me arkitektët e Shqipërisë, kur e bëri të qartë, se nuk e kishte thjesht me Piramidën, por edhe me Pallatin e Kulturës, 15 katëshin dhe Muzeun. Dikush mund të kërkojë më shumë nga Kryeministri ynë, por ai në fakt është më i thjeshtë se ne besojmë që ai është. Ai te Hotel Tirana sheh Koço Kokëdhimën, e kërkon që në Tiranë të lulëzojnë vetëm 22 katëshat e familjes, ndërsa te Pallati i Kulturës nuk sheh rindërtimin e Pazarit të vjetër, sesa ndonjë pazar i ri, për të ngritur Bashkinë e Re Demokratike, së bashku me ndonjë Xhami Blu (pa asnjë lidhje me atë të Stambollit). Pra përfundimisht nuk e ka me Piramidën, por e ka me veten e tij. Ai mendon se ky është shteti i tij dhe i duket çudi, sesi mund të votohen të tjerët. Në fund të fundit vizat i solli Këshilli M. Në NATO na futi Këshilli M. Dielli lindi për herë të parë në 2005 dhe fiset maya ja fusin kot për 2012. Fundi i botës vjen në 2013, nëse ne nuk votojmë Këshillin M.

Sigurisht që këtu diçka nuk shkon. Dhe jo për të bërë pjesë në grupin e kompleksuar të atyre që shajnë qeverinë dhe i rrasin dhe një rresht në fund për korrupsionin e opozitës, por vërtet ka diçka që nuk shkon edhe me palën tjetër. Por pala tjetër gjen rrugëzgjidhjen pikërisht aty ku mendojmë se është problemi: tek pluraliteti. Për shembull Rama prej një viti e gjysmë sulmohet nga një grup që uzurpon gjithë Sekretariatin e Partisë, por ngurron dhe luan ngriva shkriva me ta, sepse ka hall se e akuzojnë për diktator. Por ja që Rama nuk kontrollon dot as Islamin, por as Finon, pasi PS mbetet një parti, që kërkon përfaqësim të bazës, për të mirë apo për të keq.

Te Këshilli M. kjo nuk ndodh dot. Dëgjoja Oketën të fliste kundër shembjes së Piramidës, por as integriteti i tij personal, as aftësia si inxhinier ndërtimi, nuk e ndihmuan dot atë, që kur u bë votimi, të ngrihej kundër këtij vendimi. Unë e kuptoj zotin Oketa se problemi është Këshilli M. Por Këshilli i Mutit nuk hidhet me fjalë, por me vepra. Nuk mjafton të ankohesh për Kryetaren e Kuvendit. Kështu bënte edhe Nard Ndoka, por kur Blushi kërkoi votëbesimin e saj, Nard Ndoka votoi që ajo të rrinte. Sot Zonja Palin është sërish në krye të Kuvendit, kurse Nardi pi kafe te Hotel Tirana. Rasti do të vijë sërish, por kam frikë, se në Kuvendin e ardhshëm, Zonja Palin do të jetë sërish në Kuvend, ndërsa kundërshtarët e saj do të shtohen në kafenetë e hotel Tiranës. Kjo sepse Këshillin e zgjedhim ne, por edhe Mutin e bëjmë kala, po ne. Me mosveprimin tonë.

Këtë mendoja ndërsa lexoja ftesën me SMS të Këshillit M. për t’iu bashkuar koncertit “Me kokën dhe komët lart, drejt Europës”. Rrugët ishin mbushur me flamuj, por ironikisht semaforët ishin të gjitha në të verdhë, pasi dritat ishin hequr, për të furnizuar stage-et e Koncertit të Fitores. Ironikisht gërma O, e Europës, ishte e verdhë, jo jeshile. Autogoli i fundit i Këshillit M. në këtë aheng me paret tona.

P.S. Malstrom mbajti konferencë për shtyp të premten, pikërisht në orën 17.00, kur mbahej koncerti. Lul Bashës iu desh të linte mitingun e të rrinte i mërzitur përkrah saj. Po kjo suedezja e M. e bëri kastile? Ah ky Ed Rama. Dhe thonë pastaj se nuk sabotoi vizat.

Marrë nga revista “Mapo”. Shkrimi nuk perfaqeson domosdoshmerisht qendrimin editorial te NOA

KOMENTE