English

Pakistan, ndalet makina me eksplozive

Pakistan, 23 nëntor NOA - Policia në Pakistan ka bllokuar në Islamabad një automjet në drejtimin e së cilit ishte një grua e cila mbarte në makinë 130 kilogramë eksploziv të fshehur. Lajmi është bërë I ditur nga gazeta Express Tribune. Automjeti i drejtuar nga Ambri Bibi, po vinte nga Peshawar. Forcat e sigurisë në kryeqytetin e Pakistanit janë forcuar ndjeshëm pas sulmit terrorist të Pakpattan (provincë e Punjab) më 26 tetor.

Me arrestimin e gruas janë prishur një seri komplotesh që përfshinin shumë sulme të përgjakshme në kryeqytet. Mjeti I transportit që drejtonte gruaja, theksojnë autoritetet, vinte nga Peshawar, një qytet në Pakistanin veriperëndimor, afër kufirit me Afganistanin.

r.b/NOA

KOMENTE