English

Pasqyra e Shtypit, 22 Nëntor 2010

Tiranë, 22 Nëntor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Hënë, 22 Nëntor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “ Të paaftë për sekretet e NATO-s” i cili flet për një letër që Ministria e Jashtme i ka dërguar përfaqësisë shqiptare në SHBA për humbjen e një lap-topi me materiale sekrete.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është intervista me deputetin e PS-së, Pandeli Majko, i cili analizon situatën politike. “Majko: Po ndodh një dramë brenda PD-së”.

Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete: “Takimi me Xhevdet Mustafën në Zelandën e re”, “Legalizimet 70 mijë objekte s’bëjnë pagesën”, “Zjarri në Tunelin e Kalimashit, shkaku djegia e një baterie”, “Tiranë, emigranti ekzekutohet për gjakmarrje”.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin

“Vendimi i Gjykatës Prudentino, biznes me pronat e e Gjeçaj”, i cili flet për vendimin e gjykatës për bosin e mafias italiane që u arrestua pak kohë më parë në Vlorë dhe bllokimin e pronave të tij në Shqipëri.

“Krijimi i Pirro Çakos për Inva Mulën fiton çmimin në kënga magjike”, është një artikull i kësaj gazete që flet për historinë e tekstit të këngës që fitoi çmimin e parë në Kënga Magjike.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Sanxhaku braktis PS, rikthehet te LSI”,

“Topi merr çmimin ndërkombëtar të paqes”, “Homoseksualët në ushtri, dokumenti i plotë i OSBE” .

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Oferta e PS , serioze, Balla: Çfarë i tha Fyle Ramës”, ku deputeti i PS-së Taulant Balla tregon për takimin e zhvilluar mes kreut të PS dhe Komisonerit për Zgjerimin Stefan Fule në Bruksel.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Spiuni: Pas Enverit, Xhevdet Mustafa do vendoste monarkinë”, “Shkolla në Elbasan hiqet emri i Qemal Stafës, rebelohen veteranët”, “Kalimash djegia e baterisë bllokon tunelin e rrugës”, “Hashashi, gjimnazistët e shohin si diçka në modë”.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor, “Kushtetuta Godo: Ndryshim pa tendencë”, i cili pasqyron nj intervistë të politikanit Sabri Godo për ndryshimet e ligjit themelor të shtetit.

Artikull tjetër kryesor i kësaj gazete është ai me titull “Gjakmarrja zbret në tiranë, plumb kokës emigrantit”, që flet për vrasjen e djeshme në Tiranë.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të faqes së parë të kësaj gazete; “Avaria zjarr në Tunel, një muaj pas inaugurimit”, “Shkodër i shumëkërkuari për vrasje hap zjarr mbi RENEA”, “

Pedagogët kundër rivlerësimit të teksteve”, “Qeveria fuqizon njësinë e re task-forcë”

E përditshmja “Koha Jonë” ka si një ndër artikujt e saj sot atë me titullin "Shkrihet PS e Lushnjës, 350 anëtarë ikin te LSI", i cili flet për zhvillimet e djeshme në qytetin e Lushnjës ku 350 anëtarë të PS kaluan me LSI-në.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete. "Berisha: Oferta e Ramës, tallje me megafon", "Blerja e godinës. PS shton akuzat për LSI", "Adhnohet me qeverinë, Bashkia lë rrugët më terr","I kërkuari për vrasjen e fqinjit, "betejë" me RENEA”, “Sejdini ndër më të suksesshmit e planetit”.

a.k/NOA

KOMENTE