Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Sot akt barbar me trafikun, orkestrantë Berisha dhe Basha
English

Rama: Sot akt barbar me trafikun, orkestrantë Berisha dhe Basha

Tiranë, 22 nëntor, NOA – Trafiku i bllokuar sot në kryeqytet edhe për shkak të reshjeve të dendura të shiut ka revoltuar shefin e Bashkisë së Kryeqytetit, njëherësh shefin e Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili në një prononcim të shkurtër pak minuta më parë për mediat ka akuzuar qeverinë se po orkestron bllokimin e trafikut në kryeqytet me qëllim që të fajësojë Bashkinë e Tiranës.

Kryebashkiaku Edi Rama bëri fajtor të gjendjes tejet të rënduar të trafikut kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha, të cilët sikundër tha zoti Rama po keqpërdorin policinë.

Sot është bërë një akt barbar me trafikun në Tiranë, tha kryeqeveritari i Tiranës, duke theksuar se policia po tensionon qëllimisht qytetarët për të sulmuar bashkinë.

Ai sqaroi qytetarët se fajin për bllokimin e trafikut në kryeqytet për orë e orë të tëra nuk e ka bashkia, por qeveria, e cila refuzoi marrjen e kredisë për ndërtimin e Unazës së re të Tiranës.

Sakaq, kryetari i Bashkisë së Tiranës i kërkoi prokurorisë të nisë hetimet për këtë akt të shëmtuar të bllokimit të trafikut, një akt që tregoi se policia abuzoi duke ndjekur sipas Ramës urdhrat e kreut të dikasterit të Brendshëm. Vijon...

mit/NOA
KOMENTE