Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
URGJENT/ Greqia anulon planin për futjen e Shqipërisë në BE më 2014
English

URGJENT/ Greqia anulon planin për futjen e Shqipërisë në BE më 2014

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Dhimitris Drucas: Vendet e Ballkanit të futen në Bashkimin Evropian, në vitin 2018

Bruksel, 22 Nëntor 2010 NOA – Qeveria greke është tërhequr publikisht nga iniciativa e saj për të mundësuar hyrjen e Ballkanit Perëndimor ku përfshihet Shqipëria, në BE më 2014 dhe e shtyn në kohë këtë proces të integrimit, edhe për të paktën katër vjet të tjera.

Ministri i Jashtëm plotësues grek, Dhimitris Droutsas ka bërë të qartë sot nga Brukseli se vetëm pas tetë vjetësh mund të ketë një integrim të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në BE. Madje sipas tij, kjo datë e re, mund të hidhte për diskutim pas katër vjetësh dhe vetëm për vendet që mund të kenë plotësuar deri atëherë kriteret e Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian duhet të ketë parasysh vitin 2018, si datë e synuar, për vendet e Ballkanit Perëndimor, që ato të shpresojnë të bëhen anëtare, por vetëm vendet që janë plotësisht të gatshme, do të duhet të lejohen të hyjnë në BE, ishte pohimi i bërë nga ministri i Jashtëm plotësues grek, Dhimitris Droutsas, në mbledhjen e European Policy Center – EPC në Bruksel.

Droutsas tha se gjatë presidencës së saj në vitin 2014, në Samitin “Selaniku II”, Greqia do të synojë krijimin e “Group 2014”, për arritjen e konsensusit në mesin e vendeve anëtare të BE-së, për caktimin e një date të këtillë, për shtetet siç janë Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Bosnja.

Ministri i Jashtëm Plotësues grek, Dhimitris Drucas vlerësoi se Bashkimi Evropian duhet që t’i paraqesë vendeve të Ballkanit Perëndimor datën e synuar për pranim në bllokun deri tani me 28 shtete, në mënyrë që të forcohen reformat demokratike në rajon dhe të forcohet zgjerimi i Bashkimit Evropian

Por Drucas nuk shpjegoi se ç’u bë me planin greko-amerikan për futjen e këtyre vendeve në BE në vitin 2014, plan i trumbetuar shumë duke nisur nga viti i kaluar e deri pak muaj më parë dhe lënë në heshtje javët e fundit, për të ardhur te deklarata e sotme.

Megjithatë sot në Bruksel, z.Drucas premtoi se “Evropa do të përpiqet shumë që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e familjes evropiane dhe që Evropa të mos e lërë kurrë më mënjanë, për të mos përsëritur krimet e së kaluarës”.

n.s/NOA

KOMENTE