Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkia: Pushteti Berisha-Meta bllokoi qytetarët që të bllokonte kryeqytetin
English

Bashkia: Pushteti Berisha-Meta bllokoi qytetarët që të bllokonte kryeqytetin

Tiranë, 23 nëntor, NOA – Pas akuzave dhe kundërakuzave mes bashkisë dhe ministrisë së Brendshme, për trafikun e pazakontë që përjetoi kryeqyteti të hënën, Bashkia e Tiranës ka riakuzuar ministrin e Brendshëm Lulzim Basha dhe kryeministrin Sali Berisha se po bëjnë të pamundurën për të hedhur baltë mbi Bashkinë e kryeqytetit sikundër bënë me bllokimin e buxhetit të këtij institucioni prej dy vitesh.

Zëdhënësi i bashkisë, Florion Serjani në një konferencë për shtyp ritheksoi se fajin për bllokimin e trafikut e kishte ministria e Brendshme, e cila kishte urdhëruar policët e rrugores të mos rrinin në gatishmëri të publikut për të normalizuar qarkullimin në kryeqytet.

“Si ka mundësi që ditën e djeshme, në kulmin e shiut, plot 700 policë qëndronin strukur e të fshehur, duke zbatuar urdhërat e Lulzim Bashës e Sali Berishës, për të braktisur detyrën?!

Në ditën kur më shumë se kurrë, këta policë duhet t’u shërbenin qytetarëve, Ministri i Brendshëm urdhëroi forcat policore t’i braktisnin qytetarët!”, tha Serjani.

Ai evidentoi se pikërisht pesë minuta pas apelit dhe denoncimit publik të kreut të Bashkisë së Tiranës, policia doli nga skutat ku ish fshehur dhe trafiku i qytetit u vu nën kontroll të plotë.

Zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës e cilësoi ngjarjen e mbrëmshme si të turpshme dhe barbare, që sikundër tha ai në emër të bashkisë, tregon dëshpërimin ku ka rënë pushteti i sotëm.

“Ngjarja e mbrëmshme tregon filozofinë e mbrapshtë të dyshes Berisha – Meta, që për interesat e tyre personale, janë gati të shkatërrojnë, të prishin, të shkulin, të bllokojnë, ndërkohë që gjithçka bie mbi kurrizin e qytetarëve”, tha zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës.

Sipas Bashkisë bllokimi i trafikut në kryeqytet është pjesë e tërë strategjisë së bllokimit të qytetit, për interesat e një pushteti, të cilit sipas bashkisë nuk i mbajnë më gjunjët dhe po kërkon me çdo kusht të qëndrojë aty ku është, duke marrë peng komunitetet dhe qytetarët.

mit/NOA
KOMENTE