Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dy Koretë shkëmbejnë zjarr
English

Dy Koretë shkëmbejnë zjarr

Phenian, 23 nëntor, NOA – Dy Koretë kanë shkëmbyer zjarr sot me njëra-tjetrën, duke provokuar kështu një konflikt të ri mes tyre.

Mediat e huaja bëjnë me dijeni se të parat që kanë goditur kanë qenë trupat e artilerisë së Koresë së Veriut ndaj një ishulli që i takon Koresë së Jugut, e menjëherë pas kësaj, trupat respektive të Koresë së Jugut janë kundërpërgjigjur.

Deri tani, nga ky incident raportohet 1 i vdekur, 3 të plagosur si edhe dhjetëra godina të dëmtuara.

Sipas mediave ndërkombëtare ky është incidenti më serioz që prej përfundimit të luftës me dy Koreve pa një traktat paqeje në vitin 1953, në një kohë që tensioni në rajon ka pësuar rritje.

Ndërkohë, liderët kryesorë të vendit janë takuar në një bunker nën tokë në Seul për të diskutuar mbi incidentin.

n.e/NOA

KOMENTE