English

Foto të reja seksi të Courtney Love në Twitter

SHBA, 24 nëntor NOA - Ka shumë yje të televizionit që ekzibicionizmin e kanë bërë filozofinë e tyre të jetës. Dhe Twitter është një mjet për ta shfaqur atë.

Courtney Love është një prej tyre. Vejusha ... e Kurt Cobain, një përdoruese e rregullt e këtij rrjeti social ka publikuar ditët e fundit disa foto më përmbajtje “hot”.

Në një prej fotove ajo puth një femër tjetër, ndërsa në të tjerat shfaqet në pozicione seksi mbi karrigen e saj.

Kështu, mund të themi se ajo e ka tepër të vështirë për të mos qenë në qendër të vëmendjes dhe për këtë arsye përdor çdo lloj mënyre për të arritur këtë qëllim.

Edhe pse pasi publikoi fotot e para në “twitter” ajo ishte shprehur e penduar, sërish ka treguar dhe një herë tjetër këtë dëshirë të madhe ekzibicionizmi.

r.b/NOA

KOMENTE