Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korçë, vrasje në Sovjan, një i vdekur dhe një i plagosur
English

Korçë, vrasje në Sovjan, një i vdekur dhe një i plagosur

Korçë, 23 nëntor, NOA – Para disa minutash si pasojë e një grindjeje të çastit ka mbetur i vdekur në vend nga një goditje me armë zjarri një person, ndërsa një tjetër është plagosur në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sovjan të Korçës.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet e menjëhershme për zbardhjen e ngjarjes.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes, i cili është Arben Dautllari, banor i fshatit Sovjan.

Burime nga policia e Korçës thanë se ende nuk dihen shkaqet e vrasjes së viktimës, por mendohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Sipas dëshmitarëve vrasja ndodhi pas një grindjeje të çastit mes viktimës dhe autorit të vrasjes Dautllari.

Policia bën të ditur se viktima e ngjarjes dhe i plagosuri ishin nga fshati Svirinë i Korçës.

Emri i viktimës ende nuk bëhet i njohur.

Sipas policisë autori ishte shok me viktimën dhe të plagosurin. Vijon...

mit/NOA
KOMENTE