English

Mission Impossible 4, Tom Cruise në majë të gradacelës në Dubai (Foto)

Dubai, 24 Tetor, NOA- Duket se nuk i intereson sesa të rrezikshme janë rolet e tij. Ajo që ka rëndësi është që ai ti interpretojë në mënyrë sa më reale, pa përdorur ndonjë truk.

Kjo është arsyeja pse Tom Cruise, aktori më i shquar i Hollivudit, është ulur në majë të gradacelës, Burj Dubai në Dubai, e cila është 2.717 metra mbi nivelin e detit, gjatë xhirimeve të "Mission Impossible 4". Vetëm pak ditë më parë, Tom Cruise është parë duke vrapuar nën dritaret e kullës Observation Deck Deck, në katin e 124, gjatë një skene ndjekjeje.

Në një konference shtypi javën e kaluar, aktori amerikan ka njoftuar gazetarët se ai do të jetë "shumë orë në këtë ndërtesë”. “Unë nuk mund të jap hollësi, por dua që personazhi im të bëhet sa më i besueshëm", ka thënë aktori.

KOMENTE