Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 23 Nëntor 2010
English

Pasqyra e Shtypit, 23 Nëntor 2010

Tiranë, 23 Nëntor 2010, NOA/ Eglantina Nasi - Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme situatën kaotike të krijuar dje në Tiranë si pasojë e reshjeve dhe trafikut të rënduar pas tyre, shoqëruar me akuzat përkatëse lëshuar nga Rama dhe Basha. Ato paraqesin edhe deklaratat e bëra dje në Kuvend nga kreu i SHISH, Bahri Shaqiri, i cili është ankuar për fondet e pakta. Sikundër gazetat paraqesin dhe kapjen e 1 kg kokainë dje në linjën ajrore Tiranë-Panama.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Kokainë me postë nga Panamaja”, i cili citon detajet e aksionit të kapjes dje të 1 kg kokainë që vinte nga Panamaja me postë.

“Pisllëku politik bllokon mijëra qytetarë në Tiranë”, është një artikull që citon përplasjen e djeshme Rama-Basha për trafikun në Tiranë.

“Zbardhet biseda/ Çfarë tha dje kreu i SHISH në Kuvend: Nuk punojmë dot, s’kemi para për shërbimet” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Shërbimet sekrete/ Kreu: Nuk punojmë dot, nuk kemi fonde”, i cili tregon deklaratat e bëra dje në Kuvend nga kreu i SHISH, Bahri Shaqiri, për fondet e pakta.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Kritikat e diplomates/ Ambasadorja angleze: Parlamenti, një teatër pa substancë”.

Ndërkaq, në rubrikën ‘kronikë’ në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Trafiku/ Kokainë me postë nga Panamaja në Tiranë”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Albana Vokshi policëve kosovarë: Kafshë, u mësuat me serbët ”, i cili tregon detaje nga incidenti në kufirin kosovar i deputetes demokrate, Albana Vokshi.

“Korrupsioni në shëndetësi, drejtori ryshfet 20 mijë dollarë”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje, referuar spitaleve.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Komunizmi? Shkrimtarët OK me Kadarenë”.

“Rritet çmimi i miellit, parashikohet rritja e çmimit të bukës” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “BE: Hetimi i zyrtarëve, i bllokuar”, i cili tregon takimet e djeshme të zv/presidentes së Këshillit të Evropës në Tiranë.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Diplomaci/ Ideohet një ligj i ri për shërbimin diplomatik”.

Ndërsa shërbimet sekrete mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Shaqiri: SHISH, nuk përmbushim dot misionin, s’kemi para”.

“Kokaina kapet në stacionin e fundit, u nis nga Panamaja” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Kolaps rrugor në Tiranë, irritohen qytetarët”, i cili i referohet trafikut të rënduar dje në Tiranë pas shirave të furishëm të pasdites.

Artikull tjetër i kësaj gazete në këtë argument janë edhe ata me titujt “Rama sulmon qeverinë” dhe “Basha: Rama, Je i papërgjegjshëm”.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Trafiku/ Arjan Çani: Ramës t’i vijë turp”.

***

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Martë, 23 Nëntor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

n.e/NOA

KOMENTE