English

Poloni, inaugurohet statuja më e lartë e Krishtit

Poloni, 23 nëntor NOA - Statuja më e lartë e Krishtit në botë është inauguruar ditën e sotme në Swiebodzin, në Poloninë perëndimore. Statuja, me një kurorë të vendosur mbi kokë arrin lartësinë e 36 metrave, disa metra më e lartë se ajo statujë e Krishtit, në Rio de Janeiro, e cila arrin një lartësi prej 38 metrash, por duhet theksuar se tetë prej tyre janë vetëm piedestal. Statuja polake, e ngritur në një kodër u ndërtua si rrjedhojë e iniciativës së një banori të komunës.

r.b/NOA

KOMENTE