Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama i shkruan Berishës: Nuk i dua më fletët e votimit, të bëjmë reformën zgjedhore
English

Rama i shkruan Berishës: Nuk i dua më fletët e votimit, të bëjmë reformën zgjedhore

Tiranë, 23 nëntor, NOA/ Eglantina Nasi – “Opozita është tërhequr nga kërkesa për hetimin e fletëve të votimit. Në emër të interesave të vendit, opozita ka paraqitur një ofertë të re për zgjidhjen e krizës. Ne nuk e kushtëzojmë marrëdhënien e mëtejshme me Parlamentin me fatin e fletëve të votimit”.

Kështu i ka shkruar kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një letër të posaçme kryeministrit Sali Berisha, duke e ftuar që të shqyrtojë ofertën e re të opozitës për zgjidhjen e ngërçit politik, qoftë edhe pa marrë më në konsideratë kërkesën e vazhdueshme të saj për hetimin e fletëve të votimit.

Sipas Edi Ramës, e rëndësishme është që klasa politike t’u kushtojë vëmendje prioriteteve, që në këtë rast janë interesat e vendit. Më tej, lideri i opozitës ka shtuar se me nisjen e procesit të hetimit, opozita është e gatshme të nisë dialogun për reformën zgjedhore.

Por në letrën e Ramës sqarohet edhe pozicioni i opozitës në lidhje me parlamentin, duke shkruar përkatësisht se ajo nuk e kushtëzon marrëdhënien e mëtejshme me parlamentin me fatin e fletëve të votimit.

Ndërkaq, kjo letër i është dërguar për dijeni edhe presidentit të komisionit europian Hose Manuel Barroso, komisionerit për Zgjerimin Stefan Fyle dhe drejtuesve të grupimit të së djathtës e së majtës në Parlamentin Europian.

n.e/NOA

Letra e plotë e kreut të PS Edi Rama, për Berishën mbi ofertën e re të opozitës

Tiranë 22 nëntor 2010

Z. Sali Berisha

Kryeminsitër i Republikës së Shqipërisë

I nderuar zoti Berisha,

Shumë të shqetësuar për zgjatjen dramatike të krizës për shkak të mungesës së gatishmërisë së qeverisë për të pranuar zgjidhjet e ofruara nga ana jonë, sikundër nënvizohet edhe në opinionit e Komisionit Europian, e kemi parë të udhës edhe njëherë në emër të interesave të vendit e në funksion të axhendës evropiane të tij, t’Ju bëjmë një ofertë të re.

Kjo ofertë bazohet mot-a-mot në rezolutën e Parlamentit Europian dhe unë vetë J’ua kam dorëzuar atë, në formën e një projekti të firmosur nga mbi 30 deputetë të opozitës për ngritjen e menjëhershme të një komisioni hetimor për zgjedhjet, me shumicë nga opozita e nën drejtimin e opozitës, me një mandat të plotë hetimi për kutitë e materialeve zgjedhore. Pa përfshirë fletët e votimit.

Pra, sikundër e kemi bërë tashmë publike, për hir të kompromisit të domosdoshëm që duhet ti japë fund krizës politike të vendit, ne nuk i kërkojmë fletët e votimit për këtë hetim. As nuk e kushtëzojmë marrëdhënien tonë të mëtejshme me parlamentin me fatin e fletëve të votimit, pavarësisht opinioneve krejt të ndryshme që kemi për këtë çështje, si për shumë çështje të tjera.

S’ka dyshim se me të filluar përmes këtij hetimi procesi i transparencës së shkallës së zbatimit të ligjit në zgjedhjet e shkuara, ne jemi gati të nisim edhe dialogun për reformën e re zgjedhore.

Ne besojmë se vetëm transparenca e zgjedhjeve të shkuara krijon për reformën e re bindjen e arsyeshme se nuk bëhet fjalë thjesht për të pasur një ligj më të mirë në letër, siç ka ndodhur njëzet vjet më radhë pas zgjedhjesh pa standarde evropiane por një ligj që do të zbatohet më mirë se më parë në realitetin e zgjedhjeve në Shqipëri. Sepse përmes kësaj transparece palët do të dëshmojnë për herë të parë vullnetin për të hetuar zbatimin e një ligji kaq themelor për bashkëjetesën demokratike të shqiptarëve, duke luftuar në rrënjë sëmundjen e vjetër të zgjedhjeve pa standarde, duke nxjerrë konkluzione të arsyeshme për përmirësimin e ligjit zgjedhor, po edhe përgjegjësi konkrete të administratës zgjedhore në procesin e implementimit të tij. Si edhe duke hapur për të ardhmen kapitullin e transparencës së pakushtëzuar pas zgjedhore, e cila do të jetë një garanci e madhe për ripërtëritjen e besimit te çdo zgjedhësi tek vlera e votës së tij.

Duke shpresuar që Ju nuk do ta zvarrisni më tej zgjidhjen e krizës dhe në emër të interesave të vendit do ta pranoni kompromisin që e zgjidh atë, Ju uroj pune të mbarë.

Për dijeni : Sh.T.Z. Jose Manuel Barroso, President i Komisionit Europian

Sh.T. Z. Stefan Fule, Komisioner për Zgjerimin

Sh.T.Z. Martin Schulz, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian

Sh.T.Z. Joseph Daul, Kryetar në Parlamentin Europian i Grupit Parlamentar të Partive Popullore.

Kryetari i PS, Edi Rama

KOMENTE