Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli në Rusi, diskutohet për bashkëpunim konkret mes dy vendeve
English

Topalli në Rusi, diskutohet për bashkëpunim konkret mes dy vendeve

Moskë, 23 nëntor, NOA - Vizita e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli në Rusi ka shërbyer për të evidentuar pikat e mundshme të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gjatë qëndrimit dy ditor në Moskë, Jozefina Topalli, së bashku me delegacionin që kryesonte, zhvilloi një takim në Komitetin për Politikën e Jashtme të Dumës, ku u prit nga Kryetari i tij Kostantin Kozacov.

Kozacov dhe zonja Topalli ndanë të njëjtin mendim se duhet rikuperuar koha e humbur dhe se dy vendet duhet të trajtojnë çështje me interes reciprok, duke eksploruar mundësitë e bashkëpunimit konkret.

“Unë në mesin e Dhjetorit do të vizitoj Shqipërinë, për herë të dytë brenda pak viteve, çka dëshmon vullnetin tonë për të thelluar shkëmbimin e kontakteve dhe përvojave, duke zhvilluar marrëdhëniet dhe duke i shtyrë ato përpara”- u shpreh Kozacov.

Kryetari i Komitetit për Politikën e Jashtme në Dumën ruse vlerësoi nismat dhe rolin aktiv të Shqipërisë në rajon.

Duke bërë një ekspoze të zhvillimeve në Shqipëri, Topalli u fokusua tek reformat dhe hapat konkretë të ndërmarrë nga Shqipëria në procesin e integrimit evropian.

Në këtë kontekst, zonja Topalli vlerësoi qëndrimin pozitiv të Rusisë për zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kryetarja e Kuvendit tha se pret me kënaqësi vizitën e Kozacov në Tiranë, vizitë gjatë së cilës ai do të prekë nga afër progresin dhe ndryshimin e arritur në Shqipëri.

a.k/NOA

KOMENTE