English

Topi- Buquichio: Shqiptarët do i tregojnë BE vlerat më të larta qytetare

Tiranë, 23 nëntor, NOA – Shqiptarët do t’i tregojnë Bashkimit Europian vlerat e tyre më të mira qytetare. Kjo është deklarata që ka bërë sot Presidenti Topi gjatë takimit me Zëvendëssekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Mod dë Bër Buquichio.

“Ne shprehim mirënjohjen tonë për gjithë vëmendjen dhe ndihmesën e vazhdueshme që kemi marrë nga Këshilli i Evropës gjatë gjithë rrugës sonë të integrimit në BE”, - vuri në dukje Kryetari i Shtetit, duke shprehur bindjen se “shqiptarët, institucionet e shtetit tonë janë maksimalisht të angazhuar dhe do të arrijnë t’i dëshmojnë Bashkimit Evropën përmbushjen e standardeve të kërkuara dhe vlerat e tyre më të larta qytetare dhe shoqërore.”

Kreu i shtetit e njohu përfaqësuesen e KE-së me zhvillimet e fundit në vend, duke theksuar se liberalizimi i vizave është një prej ngjarjeve të rëndësishme.

Ai ka vlerësuar dhe kontributin e KE-së në arritjen e standardeve nga Shqipëria. “Ndjeshmëria jonë ndaj Këshillit të Evropës vazhdon të mbetet e lartë”, tha ai.

Gjatë takimit Topi vuri në dukje rolin pozitiv të Shqipërisë në rajon si dhe ndjekjen e një politike të moderuar dhe efikase në drejtim të rritjes së bashkëpunimit, paqes dhe qëndrueshmërisë në Ballkan.

Nga ana e saj, Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Mod dë Bër Bykishjo falënderoi Presidentin Topi për pritjen dhe këtë panoramë gjithëpërfshirëse të zhvillimeve në Shqipëri.

Ajo e përgëzoi Presidentin Topi për transformimin rrënjësor dhe arritjet e vendit tonë, edhe në sajë të këshillave dhe ndihmesës së Këshillit të Evropës në drejtim të konsolidimit të demokracisë, institucioneve të pavarura, shtetit të së drejtës, respektimit të të drejtave të njeriut

Përfaqësuesja e KE siguroi kreun e shtetit se kjo ndihmesë dhe mbështetje do të vazhdojë deri në realizimin dhe përmbushjen e suksesshme të aspiratës integruese të popullit shqiptar për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane.

a.k/NOA

KOMENTE