Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja e policit, Policia e Kosovës: Vrasësit do të shkojnë para drejtësisë
English

Vrasja e policit, Policia e Kosovës: Vrasësit do të shkojnë para drejtësisë

Prishtinë, 23 nëntor, NOA – Pas vrasjes mbrëmjen e shkuar të punonjësit të policisë së Kosovës, Arben Sejdiu në shtëpinë e tij, ku u plagosën edhe dy të afërm të tij, drejtori i Përgjithshëm, Reshat Maliqi siguroi familjen e të ndjerit se policia po punon intensivisht për të identifikuar autorët e për t’i çuar ata përballë drejtësisë.

“Unë si drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, jap zotimin tim, që Policia e Kosovës do të bëjë të pamundurën, që ky rast të ndriçohet dhe autorët e kësaj vepre makabre të dërgohen para drejtësisë”, shkruan në telegramin e tij të ngushëllimit dërguar familjes së policit të vrarë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi.

Ai i shprehu ngushëllimet e tij familjes së policit Sejdiu duke thënë se vrasja e oficerit të policisë Arben Sejdiu ka pikëlluar të gjithë pjesëtarët e policisë së Kosovës.

“Me këtë rast, dua që në emër të Policisë së Kosovës, me fjalët, që burojnë nga zemra sinqerisht të ndajmë dhimbjen bashkë me ju, duke qenë të bindur se familja juaj do të qëndrojë e fortë dhe do ta përballojë këtë vdekje të rëndë”, thuhet më tej në mesazhin e ngushëllimit.

Edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ngushëlluar familjen e policit Arben Sejdiu, i cili theksoi se me humbjen e Sejdiut jo vetëm familja e tij, por edhe policia e Kosovës ka humbur një pjesëtar, i cili punonte me besim për vendin dhe në mbrojtje të rendit dhe ligjit.

”Ne si Ministri e Punëve të Brendshme, duke përfshirë Policinë e Kosovës, do të bëjmë çmos që kryesi apo kryesit e kësaj vepre të rëndë që privoi nga jeta një pjesëtar të Policisë së Kosovës, të vihet para drejtësisë”, tha ministri Rexhepi.

Polici Arben Sejdiu u vra mbrëmë në shtëpinë e tij nga një sulm i paramenduar me armë zjarri, ku ai gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa u plagosën edhe dy të afërm të tij.

Sulmi erdhi nga oborri i shtëpisë, ku autori apo autorët, pasi ende nuk bëhet e ditur nëse ata janë identifikuar, kanë qëlluar drejtpërdrejtë në dhomën e ndenjies duke vrarë policin, të cilin e kishin në shënjestër.

Ngjarja ndodhi në shtëpinë e policit Arben Sejdiu në qytetin e Klinës.

mit/NOA
KOMENTE