Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aldo Bare, rrëfimi i plotë nga kafazi dhe si sulmoi sërish Berishën
English

Aldo Bare, rrëfimi i plotë nga kafazi dhe si sulmoi sërish Berishën

“Shteti shkon nëpër shopingje erotike të mbajë familjarët e vet”

Tiranë, 24 Nëntor 2010 NOA Rid Bulku – Kreu i “Bandës së Durrësit”, Aldo Bare ka vijuar edhe sot sërish të sulmoj kreun e qeverisë nga kafazi.

Në momentin që kryesuesja e trupit gjykues, Fatmira Hajdari e ka pyetur për avokatin e tij, Aldo Bare i është përgjigjur se duhet të ishte i sëmurë.

Ndërkohë që në momentin që gjyqtarja i ka kujtuar seancën e kaluar, në të cilën ishte sjellë keq, Bare është kthyer sërish me të njëjtin ton, si të mërkurën e parë, duke thënë:

“Nëse do të shikoni një seancë parlamentare ku kreu i shtetit ofendon dhe shan, atëherë edhe unë e kam këtë të drejtë. Ai person ma ka përmendur emrin në çdo seancë duke më kthyer në një show man. Unë jam kthyer në një show man për t’i bërë qefin shtetit. Vetë më cënuat për sjelljen time”.

“Unë jam sjellë si shqiptar, - vijoi Aldo Bare, - ndaj kam ardhur këtu, nuk jam as poliagjent (referuar kryeministrit Berisha). Familja ime është degjeneruar, nuk kemi as ilaçe të mbajmë prindërit që kanë kaluar në depresion, kurse shteti shkon nëpër shopingje erotike të mbajë familjarët e vet”.

Seanca gjyqësore është shtyrë pasi, avokati i të pandehurit mungonte në seancë. Aldo Bare akuzohet se ka drejtuar “Bandën e Lushnjes”, e cila u krijua pas vrasjes së vëllait të tij Ramadan Shkurti, nga Artur Daja.

r.b/NOA

KOMENTE