Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabiti ndërmarrjen e naftës, ekstradohet nga Italia pas 12 vitesh
English

Grabiti ndërmarrjen e naftës, ekstradohet nga Italia pas 12 vitesh

Tiranë, 24 nëntor, NOA – Pas 12 vitesh autoritetet shqiptare kanë bërë të mundur ekstradimin e një 33-vjeçari i dënuar për vjedhje në Shqipëri. Bëhet fjalë për Gëzim Gatillarin, nga qyteti i Fierit, i cili është sjellë sot nga Italia në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

Hatillari është dënuar nga drejtësia shqiptare pasi më 1 qershor të vitit 1998, në bashkëpunim me disa persona të tjerë ka realizuar vjedhjen e disa materialeve me vlerë të konsiderueshme në Ndërmarrjen e Nxjerrjes së Naftës, në Marinzë.

Pas vjedhjes policia ka arritur ta identifikojë 33-vjeçarin si autor, por ai është larguar drejt Italisë për t’iu fshehur gjykimit.

Veç akuzës për vjedhje, Hatillari akuzohet edhe për ushtrim dhune, pasi gjatë hyrjes në ndërmarrjen e naftës ka ushtruar dhunë mbi rojet e ndërmarrjes.

Hatillari është kapur pas bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën. Ndalimi tij në Itali është bërë në datën 8 prill 2010.

Ndërsa kthimi i tij në Shqipëri u bë sot rreth orës 12:00’, nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Për dy veprat penale, Hatillari është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me 7 vjet burg.

a.k/NOA

KOMENTE
  • Sara Bishani16:47 - 14 Prill 2011
    nuk kuptoi pse duet te vini ne internet njerz qe nuk duan te jen ne internet ky esht gabim i madh . jo ate qe beri gezimi 12 VITE ne burg GABIM I MADH pse due te fusni brenda njerz qe kan familie jasht qe kan nipra mbesa gjyshe PSE esht çun i rri nga jeta e ti ça ka per te mesuar, BURG? ... JO pse i beni te keqen ktyre kur skan ber gje? mendoni kur ju ikni ne shtepi femiet ça i thoni " kemi futur nejrz ne burg?" ate do i mesoni femive ?