English

Lezhë, theret me thikë brenda shtëpisë një grua

Lezhë, 24 Nëntor 2010 NOA – Një grua 50-vjeçare është therur me thikë sot në një fshat të rrethit të Lezhës, kurse autori i dyshuar i krimit është arrestuar para pak minutash nga policia vendore, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Arrestimi i Preng Nikolli, i datëlindjes 18.05.1939, lindur në fshatin Bardhaj të rrethit Mirditë dhe banues në lagjen Nr.4 të qytetit Laç, u bë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin.

Kapja e tij u bë pasi sot rreth orës 11:00, në fshatin Tresh të rrethit Lezhë, ka tentuar të vrasë me mjete prerëse (thikë), shtetasen Dalina Lala, 50 vjeçe, banuese në fshatin Tresh të rrethit Lezhë.

Nga Drejtoria e Policisë Qarku Lezhë konfirmohet se i dyshuari po procedohet për veprën penale të “Vrasjes me dashje të mbetur në tentativë.

Policia refuzoi të konfirmojë shkaqet e ngjarjes.

a.b/e.r/NOA

KOMENTE