Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Paskal Milo nxjerr në dritën e diellit “Të vërtetat e Incidentit të Kanalit të Korfuzit
English

Paskal Milo nxjerr në dritën e diellit “Të vërtetat e Incidentit të Kanalit të Korfuzit"

Tiranë, 24 nëntor, NOA/ Milena Selimi – Tregut të librit shqip i shtohet edhe libri më i ri i prof. Paskal Milos “Të vërtetat e fshehura-Incidenti i Kanalit të Korfuzit”, i promovuar sot mes studiuesve, historianëve e gazetarëve.

Vetë autori do të shprehej se Shtysa për të shkruar këtë libër është e hershme.

Më tej ai sqaron se kërkimet kanë filluar në ditët e ftohta të prillit 1994, në Moskë, kur ai ndodhej për kërkime arkivore në arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Në parathënie Paskal Milo shkruan se “Shumë gjëra të panjohura kishte në ato vite për ne në lidhje me marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike, shqiptaro-jugosllave, por edhe më gjerë pas Luftës të Dytë Botërore”.

“Për herë të parë në dosjet e panumërta që konsultova”, shkruan ai në libër, “gjeta versione të tjera nga ato, që kishim qenë të detyruar të dinim e të mësonim. Isha i bindur se do të gjeja diçka tjetër edhe për ngjarjen që ishte njohur me emrin e Incidentit të Kanalit të Korfuzit. Nuk vonoi dhe ato më dolën para syve si një dëshmi e padiskutueshme e asaj çfarë kishte ndodhur në të vërtetë në atë verë – vjeshtë 1946, në bregdetin jugor të Shqipërisë”, shton ai më tej.

Në një tjetër paragraf ai shkruan se “Me ato që mora u ktheva në Tiranë i vendosur se ngjarja duhej ndriçuar dhe kështu u bë, pavarësisht se pati edhe njerëz, që nuk u besuan dokumenteve që solla. Për gati gjysmë shekulli ishte thënë ndryshe”.

Autoi ka vazhduar kërkimet edhe në arkivat në Londër e më pas në Uashington e në Paris, për të mos lënë jashtë vëmendjes arkivat shqiptarë, në skutat, e të cilëve ruheshin të paprekura e të panjohura, mjaft dëshmi autentike.

Zef Mazi, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Republikën e Irlandës, në vlerësimet e tij për librin thekson se “E kaluara e incidentit madhor të Kanalit të Korfuzit, i pari incident ndërkombëtar që “u mor në shqyrtim nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë” në Hagë, fill pas krijimit të saj, është shqyrtuar nga prof. Paskal Milo deri në detaje, me mjeshtërinë e historianit të kalibrit të lartë dhe mendje-ftohtë”.

Sipas Mazit, shumë e shumë detaje dhe fakte, të përzgjedhura me shumë kujdes për rëndësinë dhe saktësinë faktike, që ato paraqesin, të renditura kronologjikisht mbi bazën e një logjike të fortë, të analizuara me mjeshtërinë e penës dhe të mendjes të historianit të regjur, prof. Paskal Milos, sillen te lexuesi shqiptar shterrueshëm, pa mëdyshje, tash e tutje, për ekzistencën e ndonjë të vërtete tjetër të pazbuluar”.

“Kanali i Korfuzit” zbulon kësisoj trashëgiminë 40 vjeçare të një incidenti të rëndë, të krijuar, sa del qartë, nga fajet përkatëse të të dy palëve, që tragjikisht mori jetë njerëzish, që direkt “ndihmoi” për të çimentuar në vijim pozitat refraktare dhe kalimin përfundimisht të Shqipërisë nën “sqetullën” staliniane, duke i dhënë asaj edhe “kurajën” edhe “megalomaninë e të voglit”, siç e quan Cvajgu, që rrjedhimisht vinte nga “mbrojtja tashmë e siguruar nga patronazhi sovjetik”.

Libri ofron dokumentacion shterrues, sigurisht edhe me “ndihmën e hapjes së arkivave britanike në vitin 2000”, për një proces gjyqësor të cilit i kishte munguar “drita e plotë e diellit” për publikun.

Milo nxjerr në dritë me hollësi nënkorrentet politike, marrëveshjet dhe ujditë sekrete, që i dhanë formë, destabilizuan dhe në fund prishën marrëdhëniet dypalëshe dhe, më keq akoma, i mbajtën të tilla për 40 vjet.

Ambasadori, Mazi shton se “Ky libër përfundimisht është rezultat i përpjekjeve 15 vjeçare të prof. Paskal Milos. Mund të ngushëlloheshim duke përdorur një thënie kineze: “Nëse dëshiron të prodhosh një libër perfekt, ai nuk do të përfundohet kurrë”.

Ai e cilëson punën e Paskal Milos për këtë çështje si përmbyllëse, ndërsa po ashtu edhe ai “mister” 40 vjeçar mund të konsiderohet, me botimin e këtij libri, “krejtësisht në dritën e diellit”.

mit/NOA
KOMENTE