Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama :Policinë e Shtetit e sulmojnë vetëm keqbërësit
English

Rama :Policinë e Shtetit e sulmojnë vetëm keqbërësit

Tiranë, 24 nëntor, NOA, Update – Akuzat e lëshuara nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, dy ditë më parë ndaj policisë për trafikun e pazakontë që përjetoi Tirana në mungesë të plotë të policisë në rrugët e kryeqytetit, sikundër tha shefi i Bashkisë, Lëvizja Socialiste për Integrim i ka cilësuar të papranueshme, duke e vënë kreun e Bashkisë në një rang me keqbërësit, të cilët janë të vetmit, që sulmojnë institucionin e policisë.

“Natyrisht, Edi Rama për arsye politike mund të sulmojë Kryeministrin e vendit apo cilido funksionar tjetër të lartë politik, por është e papranueshme, është e turpshme dhe e pamoralshme të sulmojë një institucion të rëndësishëm të zbatimit të ligjit dhe efektivin e Policisë së Shtetit dhe në mënyrë të veçantë pjesën që sakrifikon më shumë në ditë të tilla, atë të shërbimit të qarkullimit rrugor. Shfaqja me këtë format papërgjegjshmërie nuk është e para e Edi Ramës, por është skandaloze për nga mënyra se si kryetari i Bashkisë së Tiranës sillet ndaj një shërbimi, ndaj të cilit më sëpaku duhet të jetë partner”, deklaroi nga selia e LSI-së, sekretari i Përgjithshëm i saj, Luan Rama.

Sipas sekretarit të LSI-së, sjellje të tilla kundër policisë janë tipike për keqbërësit apo për të gjithë ata, që kanë probleme me organet zbatimit të ligjit.

Ai i bëri thirrje kreut të Bashkisë në këtë suazë akuzash që të ketë guxim e t’u kërkojë ndjesë publike uniformave blu, të cilët vazhdojnë të bëjnë detyrën, e t’i shërbejnë qytetarëve me profesionalizëm dhe me korrektesë.

Gjatë konferencës për shtyp, sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama ka zbardhur edhe akuzat e adresuara nga lidershipi i PS-së, ndaj Ilir Metës, për pasurinë e kreut të LSI-së, Ilir Meta apo për blerjen e godinës qendrore të LSI-së në kryeqytet, që sikundër akuzon PS, është blerë me paratë e fituara nga tenderat e ilaçeve, që janë monopol i zëvendëeskryeministrit Meta dhe ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili.

Zoti Rama, opozita ka lëshuar akuza për pasurinë e kryetarit të LSI-së, Ilir Meta si edhe për selinë qendrore të LSI-së. Cili është komenti juaj?

Janë akuza dhe shpifje në vazhdën e të njëjtave qëndrime hipokrite e të pabazuara në fakte dhe spekulative që amplifikon dhe distribuon lidershipi josocialist i Partisë Socialiste. Ilir Meta ia ka bërë të qartë Partisë Socialiste edhe kur ka qenë Kryeministër i Partisë Socialiste, edhe kur është akuzuar më parë, dhe e bën edhe një herë të ditur në vijimësi qëndrimin e vet, që për çdo fakt, për çdo dokument, për çdo provë që mund të kenë të gjithë ata që nxjerr si shpërndarës thashethemesh Edi Rama, t’i drejtohen organit të hetimit.

Të drejtohen në organet e zbatimit të ligjit, në institucionet e verifikimit të pasurive dhe vetëm paskëtaj të mund të kenë guximin dhe kurajon të dalin të flasin para publikut e të përmendin emrin e Ilir Metës.

Për ta kuptuar ju se sa e pabazë, se sa e pacipë është kjo mori akuzash më lejoni të shpjegoj, që godina qendrore e LSI-së është në pronësi të një mikut të Edi Ramës.

Është në pronësi të qytetarit Muharrem Berisha, kampion i njohur, ish-sportist i njohur i Dinamos, në kohën kur edhe Edi Rama vishte bluzën e Dinamos dhe nëse Edi Rama ka ndonjë merak për vërtetësinë apo për gjithçka lidhet me pronësinë e kësaj godine t’i drejtohet mikut të tij dhe të marrë informacionin e nevojshëm më përpara se të nxjerrë në ekran për të keqpërdorur apo për të abuzuar individë pa integritet moral, politik dhe qytetar.

LSI me qytetarin Muharrem Berisha, që është një veprimtar i LSI-së ka marrëdhënie kontraktuale bazuar në legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë dhe e gjithë kjo marrëdhënie është në sytë e publikut në sytë e institucioneve dhe për të cilën Edi Rama ka dijeni të plotë, të detajuar dhe të saktë.

Por, e thashë dhe po e përsëris edhe një herë, Edi Rama për arsye që lidhen me ambiguitetin e tij vazhdon të keqpërdorë dhe të abuzojë me shpërndarës të paturpë thashethemesh që janë tashmë të njohur si individë pa personalitet, pa dinjitet dhe pa kredibilitet moral, politik dhe qytetar.

mit/NOA
KOMENTE