Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rusi, Putin takon Di Caprion
English

Rusi, Putin takon Di Caprion

Rusi, 24 nëntor NOA - Kryeministri rus Vladimir Putin është takuar me aktorin Leonardo Di Caprio, i cili mbërriti në Shën Petersburg për të marrë pjesë në forumin ndërkombëtar mbi tigrat.

“Je një burrë i vërtetë” – i tha Putin Di Caprios, duke iu referuar problemeve ajrore që për shkak të një defekti, e detyruan aktorin për të ndryshuar disa herë fluturimet, që të arrinte në Rusi.

"Një person me nerva të dobëta me siguri do të kishte hequr dorë, duke menduar se ndoshta ishin sinjale”, - shtoi ai. Di Caprio ka bërë të ditur se është i gatshëm për të dhuruar një milion dollarë për WWF dhe kjo për të mbështetur aksionet urgjente që janë të nevojshme në mbrojtje të tigrave. Më pas Di Caprio iu drejtua Putin duke i thënë : “Emri i gjyshit tim ka qenë Smirnov”. Ndërsa Putin: Mund të flisni rusisht?”. “Për fat të keq jo. Por në qoftë se gjyshja ime do të ishte këtu do tu ishte përgjigjur në rusisht. Kisha shumë dëshirë ta merrja në Shën Petersburg, por u nda nga jeta dy vjet më parë”, - përfundoi aktori.

r.b/NOA

KOMENTE