Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA: Do ta mbrojmë Korenë e Jugut
English

SHBA: Do ta mbrojmë Korenë e Jugut

Uashington, 24 nëntor, NOA - Sulmi i Koresë së Veriut me artileri ndaj asaj të Jugut, është dënuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si një akt i cili sipas tyre cënon paktin e paqes së vendosur dekada më parë mes këtyre dy vendeve.

Nga ana e tij, zëdhënësi i shtypit të Shtëpisë së Bardhë Bill Burton, ka ngushëlluar humbjen e dy marinarëve koreano-jugorë dhe plagosjen e 18 personave të tjerë nga ky akt, në emër të presidentit Barak Obama.

“Obama e cilësoi sulmin si skandaloz dhe mbetet plotësisht i angazhuar për të mbrojtur Korenë e Jugut, një aleate e rëndësishme e Shteteve të Bashkuar në rajon”, tha ai.

Duke shtuar se Obama beson se Pheniani nuk po i plotëson detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar dhe armëpushimin që i dha fund Luftës Koreane.

Në fund, ai ka riafirmuar angazhimin e vendit të tij për të mbrojtur Korenë e Jugut dhe është zotuar se do të punojë edhe me vendet e tjera për “ të dënuar ashpër” sulmin vdekjeprurës me artileri që Koreja e Veriut ndërmori ndaj një ishulli të Koresë së Jugut.

n.e/NOA
KOMENTE