Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosje! Tur të ri tubimesh në Kosovë
English

Vetëvendosje! Tur të ri tubimesh në Kosovë

Prishtinë, 24 nëntor, NOA - Në kuadër të shtrirjes së rrjetit të Lëvizjes Vetëvendosje!, Këshillat për Zhvillimin e Qendrave në komunat e Mitrovicës, Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt, Therandës, Gjakovës, Vushtrrisë, Shtimes e Pejës, mbajtën dje disa tubime publike me qytetarë. Kështu, Këshilli i Mitrovicës, mbajti tubim me qytetarë në fshatin Vllahi, ku para qytetarëve të pranishëm folën Nazmi Mikullovci, Faruk Mujka dhe Florije Drevinja.

Qytetarët patën rastin të njihen më gjerësisht me programin njëqind pikësh të Vetëvendosje!, duke u thelluar më shumë në dy shtyllat kryesore të këtij programi që janë shtetndërtimi dhe zhvillimi ekonomik.

Prezantimi u pasua nga një debat i hapur, ku qytetarët dhanë komente të ndryshme lidhur me gjendjen aktuale të ekonomisë dhe mirëqenies sociale në Kosovë. Ndër të tjera u diskutua më gjerësisht edhe për pjesën veriore të Kosovës si dhe për gjigantin e paralizuar, Trepçën.

Ndërsa në Prishtinë tubimi u zhvillua me qytetarët e fshatrave Llukar, Makoc dhe Grashticë, ku para qytetarëve të pranishëm aktivisti, Xhelal Sveçla, prezantoi programin politik të Lëvizjes.

Prezantimi u pasua nga një bashkëbisedim mes aktivistëve dhe qytetarëve gjatë së cilit qytetarët filluan të parashtrojnë pyetje dhe të japin komentet e tyre rreth programit politik të Lëvizjes Vetëvendosje!.

Në Prizren, tubimet vazhduan me banorët e fshatit Landovicë, të cilin e hapi Afrim Kasolli, i cili shpjegoi para të pranishmëve pikëpamjet politike të Lëvizjes duke u përqendruar në procesin e privatizimit të egër neoliberal, i cili po e shkatërron ekonominë e vendit përmes shitjes së ndërmarrjeve publike.

Pas tij mori fjalën, Haqif Ilazi, i cili foli për historikun e zhvillimit të Lëvizjes, duke potencuar rëndësinë e mobilizimit qytetarë si e vetmja mënyrë për ndaljen e padrejtësive politike në vend, sepse qytetaria aktive është parakusht i domosdoshëm për funksionimin e demokracisë së mirëfilltë të një shteti.

Në Ferizaj, Lëvizja mbajti tubime publike me qytetarë në fshatrat Mirash dhe Talinoc të kësaj komune. Para qytetarëve folën aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri, Rizah Xhakli dhe Enver Bajrami.

Rizah Xhakli , shprehu pakënaqësinë ndaj gjendjes aktuale ekonomike e politike në vend, si dhe foli për domosdoshmërinë për organizim të përbashkët me qytetarët, për të arritur qëllimet kolektive për një shtet të favorshëm për secilin e jo vetëm për disa.

Ndërsa, Enver Bajrami ndër të tjera tha se “Para tre javëve kur u bë shpalosja e programit politik të Lëvizjeje, gjeta shtetndërtimin dhe zhvillimin ekonomik, si dhe prioritetet që do t’i jepen prodhimit vendor, por edhe qëllimin kryesor Bashkimin Kombëtar”.

Takimet e parafundit ishin nëTherandë me tubime me banorët e fshatrave Bllacë dhe Mushtisht. Në këto tubime ishte i pranishëm edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, i cili para banorëve të këtyre fshatrave shprehi kritika në drejtim të qeverisjes së deritanishme.

Ai ndër të tjera tha që “me moton “Bashkë është e mundshme”, me një organizim dhe përkushtim më të madh, mund të bëjmë ndryshime për një jetë normale e të denjë për gjithë”.

Me shumë argumente e shembuj konkret, ai ngjalli shpresën e qytetarëve të pranishëm për ngritjen e ekonomisë, rritjen e punësimit përmes rritjes së prodhimit, përmirësimin e shërbimeve administrative, shëndetësore, ngritje të cilësisë në arsim dhe funksionim të mbarë të gjyqësisë.

“Ka ardhur koha kur duhet ta ndalim bartjen jashtë, të potencialit financiar të qytetarëve të Kosovës, që është miliarda euro, dhe në këtë mënyrë po stimulojmë ekonominë e edhe të Serbisë. E në anën tjetër, pa asnjë arsye, për çdo ditë e më shumë po vështirësohet jeta e qytetarëve të Kosovës” u shpreh Albin Kurti.

n.e/NOA

KOMENTE