English

Zelandë e Re, tjetër shpërthim në minierë

Zelandë e Re, 24 nëntor NOA - Një shpërthim i ri është verifikuar në minierën e Zelandës së Re, ku 29 punëtorë janë zhdukur. Lajmi është bërë i ditur nga burimet policore që theksuan se tashmë nuk ka shumë shpresë për gjetjen e minatorëve të gjallë. Shpërthimi ishte shumë më i fortë se ai i së premtes së kaluar.

“Mendojmë se të gjithë kanë vdekur dhe nuk ka asnjë të mbijetuar”. Të afërmit e viktimave patën një takim, para se autoritetet të jepnin njoftimin për mediat. Shumë prej tyre janë parë duke lënë takimin të mbytur në lot. Nivelet e larta të gazit toksik rrodhën si pasojë e një vrime të shpuar në minierë. Ekipet e shpëtimit hezituan në mënyrë të përsëritur për tu futur në minierë për shkak të pranisë së gazit helmues dhe rrezikut të lartë të zjarreve dhe shpërthimeve të nëndheshme. r.b/NOA

KOMENTE