English

“Zgjohen” Take That: Nuk jemi nostalgjikë, por të entuziazmuar

Milano, 25 nëntor NOA - Pas 15 vjetësh, “Take That” janë kthyer në formën e tyre historike me kthimin e Robbie Williams, i cili u shfaq në formë gjatë prezantimit të albumit të tyre në Milano “Progress”.

“Nuk ndjemë nevojën për të krijuar një disk nostalgjik - tha Gary Barlow - por një të tillë elektronik dhe plot energji”.

Gjatë këtij turneu do të dhurohen dhe shfaqje fantastike, ku do të ketë moment në të cilat Robbie mund të këndojë si solist.

Ky i fundit ka pranuar se: “Unë kam qenë shumë i sëmurë, por tani jam shëruar dhe jam në formë ideale”.

r.b/NOA

KOMENTE