Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Dolce & Gabbana” vjen në Tiranë përmes shijes më të re të “Martini Gold”
English

“Dolce & Gabbana” vjen në Tiranë përmes shijes më të re të “Martini Gold”

Tiranë, 25 nëntor, NOA – Tashmë shqiptarët mund të veshin stilime të ikonës italiane të botës së modës Dolce & Gabbana, por edhe mund të përforcojnë besnikërinë ndaj klasit unik të saj, duke shijuar “Martini Gold” prodhuar nga një formulë sekrete e Dolce & Gabbana dhe Martini. Kjo pije e re vjen ekskluzivisht në Shqipëri nga kompania “Marketing & Distribution”.

Mbrëmja e sotme shoqëruar me magjinë e tapetit të artë dhe stilit elegant të “Martini Gold D&G” do të presë në një nga club-et e njohura të kryeqytetit të ftuarit specialë.

Janë të shumtë admiruesit e Martinit si dhe klasit të Dolce & Gabbana në fushën e artit, politikës, biznesit dhe kulturës që do të jenë kumbarët e hedhjes në tregun shqiptar të Martini Gold D&G mes elegancës dhe shijes së pazëvendësueshme.

Dy stilistët e famshëm italianë kanë realizuar kështu një partneritet të rrallë me Martinin, që është pjesë e kompanisë ndërkombëtare Bacardi - Martini Group.

Dolce & Gabbana kanë stiluar formën e shishes, paketimin dhe shijen sensuale të Martini Gold duke ruajtur identitetin e tyre në ngjyrën e zeze dhe të artë.

Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana – janë shprehur se ky projekt i përbashkët forcon një marrëdhënie që ka zënë fill 10 vite më parë. Ndryshe nga shtëpi të tjera të modës që bashkëpunojnë me firma të famshme bizhuterish, restorantesh apo hotelesh dy ikonat italiane bënë një zgjedhje unike duke krijuar Martini Gold D&G.

Stilisti Domenico Dolce është shprehur publikisht se është një adhurues i Martinit Gold dhe e konsideron angazhimin e D&G si një përputhje perfekte të një trashëgimie të veçantë. Kësaj martese të dy firmave të njohura italiane Martini dhe D&G nuk mund ti mungonte një tjetër ikonë italiane sensuale me përmasa botërore, siç është Monica Belluci e cila është përzgjedhur si imazhi i Martini Gold

Xhirimet për reklamen e Martini Gold D&G u zhvilluan në kryeqytetin Italian Romë, vetëm 6 javë pasi Monica Belluci solli në jetë vajzën e saj Leonie. Aktorja me famë botërore, që këmbëngul se është 100% italiane edhe pse jeton prej vitesh në Francë me bashkëshortin, u shfaq më e bukur se kurrë në rrugët antike të Romës teksa xhironte reklamën e Martini Gold D&G. Me një dekolte të admirueshme të fustanit të zi elegant dhe buzë të kuqe Bellucci realizoi sukseshëm reklamën e pijës më të përfolur të momentit në një atmosferë romane.

n.e/NOA

KOMENTE