English

Kosovë, konfiskohen 2.5 kg heroinë, prangosen tre persona

Gjilan, 25 nëntor, NOA – Policia e Kosovës ka konfiskuar mbrëmë 2.5 kg e dyshuar si heroinë si dhe kanë prangosur tre persona të dyshuar për trafik lëndësh narkotike.

Burime nga policia e Kosovës bëjnë të ditur se si konfiskimi i drogës edhe arrestimi i trafikantëve u realizua përmes operacionit policor të koduar “Stuhia”, i cili u finalizua me sukses mbrëmë rreth orës, 19.45 në rajonin e Ferizaj në Kosovë.

Gjatë këtij operacioni hetimor u arrit të arrestohen tre persona, Xhafer. L i datëlindjes 1956; Mustaf. E i vitlindjes 1961 dhe Avdi Q. I vitlindjes 1955.

Gjatë operacionit “Stuhia” policia e ferizaj ushtroi kontrolle të hollësishme në disa banesa ku konfiskoi 2.5 kg substancë të dyshuar si Heroinë; një armë automatike AK-47; dy karikatorë me 60 fishekë; dy pistoleta; një radiolidhje ushtarake së bashku me një uniformë ushtarake; tri vetura që përdoreshin nga të arrestuarit për këtë trafik heroine; 2700 euro; dy pasaporta si dhe pajisje elektronike e telefona celularë.

Tre të arrestuarëve u është caktuar tashmë masa e arrestit nga prokuroria e Gjilanit.

mit/NOA
KOMENTE