Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri opozitës: Dilni nga bunkeret dhe muzetë, jeta është një gjë tjetër
English

Kryeministri opozitës: Dilni nga bunkeret dhe muzetë, jeta është një gjë tjetër

Tiranë, 25 nëntor, NOA – Buxheti i vitit 2011 është më i madhi i hartuar ndonjë herë për vendin, i një ekonomie e cila qëndroi me rritjen më të madhe në një kohë krize në grupin e vendeve të zhvilluara.

Kështu e ka përshkruar kryeministri Berisha projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, gjatë seancës plenare, duke shtuar për opozitën se nuk ka sensin e pendesës dhe të turpit që i ka bërë Kuvendit, në një kohë që ai ka diskutuar për projekte kaq të rëndësishme për vendin.

“Kam kënaqësinë që jeni sot në sallë, - iu drejtua ai deputetëve të opozitës, - dhe nuk u nxori Rama jashtë me një mesazh. Pasi ju përfaqësoni shqiptarët, qytetarët për të cilët ky buxhet shkon pa asnjë dallim. Uroj të çliroheni nga psikologjia e bunkerit, ku ju ka ndrydhur njeriu që ka kaluar jetën e tij nga bunkeri në bunker, apo nga bunkeri në muze. Dilni nga muzetë, jeta është tjetër, muzetë janë varreza e historisë”.

Ai tha se i thotë këto gjëra ngaqë një vit më parë opozita nuk votoi një buxhet, i cili bëri që këtë vit në shkollat e mesme të ulen për herë të parë mbi 90% e atyre që mbaruan 9-vjeçaren, apo të ulen në bankat e universiteteve 70% e atyre që mbaruan Maturën Shtetërore.

“Ishte po ky buxhet që i bëri pensionistët kudo që janë të kenë një pension shumë më të lartë. Ai vendosi kufirin 100 dollarë për to. Ju këtë nuk votuat. Ishte ky buxhet që rrogën mesatare të shqiptarëve rriti rrogat e shqiptarëve”, shtoi më tej kryeministri...(vijon)

n.e/NOA
KOMENTE